E diel, 23 Shkurt, 2025

Vlera Kastrati, 12-vjeçarja nga Ferizaj – këngëtarja që rrëmben çmimet e para në festivale

- Advertisement1-

Intervistoi: Arta Gashi

Në çdo festival që merr pjesë merr thuajse çmimet e para. Kështu ndodhi edhe në festivalin “Fëmijët e Gëzuar” që u mbajt në qytetin e saj, ku mori çmimin e pare në kategorinë e të kënduarit ‘live’, çka tregon se ka një zë të mrekullueshëm dhe po ec sigurit drejt ndërtimit të karrierës si këngëtare.

- Advertisement -

Fjala është për Vlera Kastratin, e cila është ambasadore e Fëmijëve të Kosovës në Francë .

Vlera në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) flet për karrierën e deritanishme, ku tregon festivalet që ka marrë pjesë dhe çmimet që ka fituar, por jo vetëm.

Kids of Kosova: A bë një prezantim, nga jeni, sa vjeçare, ku ndiqni mësimet?

Vlera Kastrati: Jam nga Ferizaj , 12 vjeçare dhe mësimet i vijoj në shkollën fillore “Ganimete  Terbeshi”.

Kids of Kosova: Kur keni filluar të merreni me muzikë?

Vlera Kastrati: Unë me muzikë merrem që e vogël,  por hera ime e parë që kam dalë në skenë ka qenë  para dy vitesh .

- Advertisement -rrrrrrr

Kids of Kosova: Në festivalin Fëmijët e Gëzuar keni marrë çmimin e pare në kategorinë ‘Live’, e prisnit?

Vlera Kastrati: Në festivalin “Fëmijët e gëzuar” në Golden Stars në kategorinë “Live” kam marrë çmimin vendi i parë. Të them të drejtën kur isha në skenë duke kënduar  pash se dhash emocion tek publiku dhe juria sepse ishin duartrokitjet aq të forta, por prap se prap  isha shumë e lumtur.

Kids of Kosova: Na tregoni se në cilat festivale keni marrë pjesë?

Vlera Kastrati: Gjatë kohës së pandemisë kemi pas shumë festivale online ndërkombëtare  në vend dhe jashtë vendit  ku në 4 festivale kam marrë vendet e para  dhe një Grand Prix, po ashtu  në  Francë më përzgjodhën si Ambasadore e Fëmijëve të Kosovës në Francë .

Kids of Kosova:  Cili është mesazhi juaj për bashkëmoshatarët?

Vlera Kastrati: Mesazhi im për moshatarët e mi është të mësojmë sa më shumë dhe kanë një talent ta shprehin pa frikë, sepse ajo është një dhunti që  Zoti ta ka falë .

I përshendes të gjithë ata qe më mbështesin kudo që të jem. Juve si media ju falënderoj për intervistën.

Video e dërguar nga Vlera duke kënduar enkas për Kids of Kosova:

(Kids of Kosova)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

INTERVISTË| Mësuesja Rrezarta Dushi: Ditën kur e kapa ditarin për herë të parë ishte pesha më e madhe e jetës time

Mësuesja Rrezarta Dushi para 15 viteve për herë të parë kapi ditarin dhe doli...

Minire Berisha, drejtoreshë e shkollës “Shkëndija” në Hajvali: Përveç pagës, të ketë shpërblime për performancën e mësimdhënësve

Minire Berisha, nga viti 2018 është drejtoreshë e shkollës "Shkëndija" në Hajvali të Prishtinës....

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....