“Vlera e kurrikulës në formësimin e brezave”, mblidhen mësimdhënës, ekspert të arsimit e studiues



nder titull

- Advertisement5 -

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, mori pjesë në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”, të organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës.

- paragrafi 1 -

Simpoziumi mblodhi studiues, profesorë universitarë, drejtues institucionesh arsimore, mësimdhënës dhe ekspertë të fushës së arsimit, për të diskutuar mbi rëndësinë e vlerave dhe kurrikulës në formësimin e brezave të rinj.

- Advertisement - M1

Duke qenë se arsimi është fushë ku efektet e vendimeve që merren sot shihem pas shumë viteve, ministri Çeku nënvizoi se diskutimet për arsimin kërkojnë durim, reflektim dhe drejtim të qartë.

Në fjalën e tij, ministri Çeku ngriti dy çështje që meritojnë vëmendje për sa i përket modelit të shkollës 9-vjeçare: organizimi i ditës në shkolla dhe kurrikula. Në lidhje me të parën, ai u shpreh se modeli i shkollës gjithëditore krijon mundësinë që mësimi të plotësohet me lexim, laboratorë, sport, art, projekte dhe forma të tjera të të nxënit praktik, dhe i njëjti mbështet në angazhimin e bashkëpunëtorëve të akredituar, të cilët sjellin përvojën e tyre profesionale dhe e lidhin më fort shkollën me jetën.

Kurse sa i përket çështjes së dytë, përkatësisht kurrikulës, ai tha se ajo mund të jetë më e përqendruar te gjërat që kanë rëndësi dhe lëndët mund të ndërtohet në mënyrë më të integruar, rrjedhimisht numri i teksteve shkollore mund të zvogëlohet, duke krijuar më shumë hapësirë për lexim, hulumtim, diskutim dhe punë praktike, dhe fëmijët të mësojnë më mirë gjërat që kanë më shumë rëndësi.

- Advertisement - m2

Ministri po ashtu theksoi se zhvillimi i një sistemi arsimor cilësor kërkon kontributin dhe bashkëpunim e ngushtë ndërmjet institucioneve, mësimdhënësve, studiuesve, prindërve dhe të gjithë atyre që e njohin shkollën dhe arsimin. Ai vlerësoi rolin e Institutit Pedagogjik të Kosovës dhe të Fakultetit të Edukimit në përgatitjen dhe mbështetjen profesionale të mësimdhënësve.

U.d. i Drejtorit të Institutit Pedagogjik të Kosovës, Murteza Osdautaj, vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në zhvillimin e arsimit dhe kërkimit shkencor, duke theksuar se institucionet arsimore dhe shkencore duhet të punojnë me përkushtim që fëmijët të formohen si qytetarë të denjë të Kosovës, por edhe si qytetarë konkurrues në nivel evropian dhe global, duke orientuar të gjitha projektet shkencore drejt këtij qëllimi.

Në kuadër të Simpoziumit, hulumtuesi i i Institutit Pedagogjik të Kosovës (IPK), Selim Mehmeti, prezantoi temën “Përfshirja e qëndrimeve dhe vlerave në kurrikulat e arsimit parauniversitar në Kosovë dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”.

Gjatë prezantimit u theksua rëndësia e integrimit të vlerave dhe qëndrimeve në kurrikulën e arsimit parauniversitar si një komponent kyç për formimin e qytetarëve të përgjegjshëm, promovimin e kulturës demokratike dhe zhvillimin e kompetencave të nevojshme për gjeneratat e reja.

Ndërsa, prof. ass. Blerta Perolli Shehu, prodekane e Fakultetit të Edukimit, prezantoi punimin “Avancimi i edukimit të bazuar në vlera përmes reformës së politikave dhe praktikave të zhvillimit të mësimdhënësve në Kosovë (VALUED)”. Prezantimi vuri në pah rëndësinë e fuqizimit të zhvillimit profesional të mësimdhënësve dhe të reformimit të politikave arsimore për të promovuar një edukim të bazuar në vlera, me synim përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës e mbështetës për nxënësit.

Për rëndësinë e këtij Simpoziumi fjalë rasti ka mbajtur edhe sekretari shkencor i Institutit Pedagogjik të Kosovës, Osman Buleshkaj.

Shqip | English