Vjosa Hoti nga Krusha e Madhe specialistja më e re e Otorinolaringologjisë

- Advertisement5 -

Vjosa Hoti nga Krusha e Madhe e Rahovecit është specialistja më e re e Otorinolaringologjisë – Kirurge e Kokës dhe Qafës.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë ajo përmes një postimi në Facebook.

- Advertisement - M1

Postimi i saj:

Sot, në këtë kapitull të rëndësishëm të suksesit tim profesional, zemra ime është plot mirënjohje. Falënderimi im më i madh shkon për prindërit e mi – për sakrificat, përkrahjen e pakushtëzuar dhe besimin e palëkundur që më kanë dhënë në çdo hap. Pa ju, ky rrugëtim nuk do të kishte të njëjtin kuptim.

Një falënderim i veçantë për bashkëshortin tim, që ka qenë krahu im i djathtë në çdo sfidë, dhe për vajzën time të vogël, që është motivimi dhe drita ime më e madhe çdo ditë.

- Advertisement - m2

Falënderoj nga zemra edhe kolegët e mi, mentorët dhe secilin që ka kontribuar në ngritjen time profesionale – për udhëzimet, mbështetjen dhe besimin në mua.

Dr. Vjosa Hoti
Specialiste e Otorinolaringologji – Kirurge e Kokës dhe Qafës!

677117000 10242296226520001 3917580181397674795 n