E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Vjosa Gega, studentja nga Kosova që preku “Ëndrrën Amerikane”

- Advertisement1-

New York, Qershor 2022 –

“Vjosa Gega – Kosovo” u dëgjua zëri i spikeres në ceremoninë e diplomimit të studentëve për Master në Fordham University në Nju Jork. Më pas në parakalim po ecte Vjosa Gega, ish-studentja e Juridikut të Universitetit të Prishtinës e cila prej 23 Majit të vitit 2022 do të mbajë edhe diplomën e Universitetit prestigjioz amerikan Fordham University of New York.
Me këtë rast Vjosa Gega preku “American Dream” apo “Ëndrrën Amerikane” që e ëndërrojnë miliona e miliona të rinj anembanë botës.

- Advertisement -

Vjosa dhe Amerika

Për Amerikën ka dëgjuar që kur ka qenë e vogël, gati gati foshnje. Mjaft familjarë të saj, përfshirë edhe vëllaun Jeronimin, kanë migruar përtej Oqeanit, në Amerikë. Ndaj edhe si fëmijë e ka shijuar edhe gëzimin se “po vjen Jerry nga Amerika, po vjen axha prej Amerike” por natyrisht edhe si fëmijë ia ka parë lotët e mamit kur e përcillte djalin për Amerikë apo i ka ndjerë edhe dhembjet e të tjerëve familjarë kur i përcillnin për Amerikë mërgimtarët e tyre më të dashur.

Kështu që gëzimi dhe lotët për Amerikën ishin bërë pjesë e fëmijërisë së saj. Gëzimi, lotët dhe ëndrra për Amerikën po i shtohej sa herë që bënte një hap më shumë në jetën e saj, në shkollë, në studime apo në punë në Kosovë.

Vjosa Gega, që kur ka regjistruar dhe ka përfunduar Fakultetin Juridik në Prishtinë, në shtator të vitit 2016, i ka vënë vetes një kusht: Dua të marrë një diplomë Master të një Universiteti amerikan!

Kur më pas ka zbritur për herë të parë në “tokën e premtuar” amerikane, përveç mirëseardhjes së ngrohtë vëllazërore, të vëllaut Jerry-t, ka ndjerë edhe frymarrjen e lirë amerikane. Frymarrje që i ka dhënë frymëzim për të mos u ndalur, për të ecur edhe më shumë drejt “ëndrrës amerikane” të cilën e kishte nisur sa ishte në Kosovë e të cilën donta ta realizonte, tash kur kishte ardhë në Amerikë, shkruan Botapress.

O njerëz të mi të mirë, a m’i gjeni do pare se dua të bëj Master në Fordham

- Advertisement -rrrrrrr

Mbase nuk ka brohoritur, nuk ka “kërkuar lëmoshë” por edhe familjarët e Vjosës, babai Gjoka e vëllau Jeronimi, e kanë ndjerë se “…Vjosa nuk po bëhet diçka rehat”.
Në fakt, Vjosa kërkonte më shumë se sa një punë të thjeshtë, më shumë se sa një menagjere në një kompani amerikane, Vjosa synonte dhe kërkonte një diplomë të Fordham University.
ëndrrën për të studiuar në Fordham University ia kanë plostësuar më të afërmit dhe më të dashurit e saj, babai Gjoka dhe vëllau Jeronimi.
Dhe një ditë Vjosa ka trokitur në dyert e Universitetit të ëndrrave të saj, Fordham University.

“Fjalët e hallkut – Ik bre se kurrë nuk mundet Vjosa me kry Fordhanin në Amerikë!”

Nuk ia kanë thënë asnjëherë në sy, por “pas gardhit” i ka dëgjuar “fjalët e hallkut: Ik bre se kurrë nuk mundet Vjosa me kry Fordhanin në Amerikë!”
Por Vjosa Gega nuk i ka dëgjuar këto fjalë. I ka hedhur pas shpine dhe i ka grahur punës. Ka vijuar ligjëratat, është mbyllur me orë të tëra në dhomë për tu përgatitur për provime dhe…një, edhe një, edhe një, dhe një ditë morën fund provimet.
Më 23 maj të këtij viti, në ceremoninë tradicionale të Universitetit prestigjioz amerikan Fordham University, të mbajtur për herë të 115-të në Nju Jork, në mesin e dhjetëra studentëve të diplomuar për master, u thirr edhe emri i Vjosa Gegës.

Vjosa Gega, shembulli më i mirë i një femre shqiptare se si bëhet realitet “ëndrra amerikane!”

Vjosa Gega është një shembull, një shembulll shumë i mirë se si një femër shqiptare nga Kosova mund ta bëjë realitet “ëndrrën amerikane”.
Ajo ka kryer Fakultetin Jurdik në Prishtinë, por nuk i ka mjaftuar.
Ka punuar zyrtare në një kompani sigurimesh në Prishtinë por nuk është ndalur.
Ka qenë pjesë e programit USAID në Kosovë por as në këtë projekt nuk e ka gjet veten.
Me të ardhur në Amerikë ka punuar menaxhere në kompaninë e njohur amerikane Zara, por prapë diçka i ka munguar: Diploma e Fordham-it!
Vjosa Gega për momentin është anagzhuar në një Kompani amerikane me renome në fushën e financave në postin e drejtoresheës ekzkekutive.
Vjosa Gega e ka prekur “ëndrrën amerikane!”
Por…..
Por ëndrrat amerikane nuk kanë fund.
Kretj po më duket se pas pak vitesh “më duhet” ta shkruaj edhe një shkrim. Kësaj here për PhD Vjosa Gegën!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...

Kjo është një klasë e improvizuar pas luftës në Gjakovë

Drejotresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, ka publikuar një fotografi të një klase...