E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

Vjollca Shala nga SBASHK: Kontrata kolektive e shkëputur nga Ministria e Arsimit është e paligjshme

- Advertisement1-

Kontrata kolektive vazhdojnë të jenë problematike në Kosovë. Një të tillë tash e disa muaj e kanë Sindikata e Bashkuar e Arsimit.

Ishte Ministria e Arsimit që shkëputi këtë kontratë njëanshëm në nëntor të vitit 2022 por që për fatin e saj edhe katër muaj pas nuk dihet.

- Advertisement -

Më 21 mars janë bërë katër muaj që kur Ministria e Arsimit, ka marrë vendim për shkëputje të kontratës kolektive më sektorin e Arsimit, por edhe katër muaj pas heshtja vazhdon.

Ndonëse në shkresën e dërguar në nëntor të vitit 2022 në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, kjo Ministri kishte potencuar se kjo kontratë e nënshkruar në vitin 2021 nuk kishte legjitimitet pas ishte nënshkruar 30 ditë pas vendimit të Kushtetueses, e cila e dërgoi vendin në zgjedhje, kjo ministri nuk ka kthyer përgjigje për televizionin se çfarë do të ndodhë tutje më këtë sektor.

E përgjigje nga ky dikaster nuk ka marrë as vetë pala nënshkruese Sindikata e Bashkuar e Arsimit, të cilët thonë se mënyra se si është shkëputur kjo kontratë është e paligjshme.

“Ne i kemi propozuar Ministrisë së Arsimit që të formohet komisioni për pajtim, ne e kemi formuar atë komision dhe ia kemi derguar Ministrisë së Arsimit pasi ne jemi përgjigjur karshi vendimit të tyre por Ministria e Arsimit nuk na ka dhënë as një përgjigje, kjo le me kuptuar se kontrata kolektive që është shkëputur nga Ministria e Arsimit është e paligjshme”, ka thënë Vjollca Shala nënkryetare e SBASHK-ut. /TVDukagjini

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Arta Buqaj-Ramabaja zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë

Arta Buqaj-Ramabaja është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Pavarësia" në Prishtinë, shkruan...

Jasharaj paralajmëron sërish: Nëse vazhdojmë të injorohemi, mund të ketë protesta e greva

Kryesindikalisti i Arsimit, Rrahman Jasharaj ka thënë se uron që të formohet një Qeveri...

Nga Ana Llazo: Edukimi Rural – themel për barazinë sociale dhe zhvillimin e zonave të largëta

Edukimi është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për zhvillimin ekonomik...

Minire Pira, zgjedhet mësuesja më e mirë në shkollën “Dardania” në Prishtinë

Minire Pira, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Dardania" në Prishtinë për...