E martë, 21 Janar, 2025

Vjollca Shala, nënkryetare e SBASHK-ut: Greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave

- Advertisement1-

Takimi i djeshëm mes krerëve të Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Grevist përfundoi pa marrëveshje për ndërprerjen e grevës, e cila ka nisur tash e tri javë. Përveç se nuk arritën të gjejnë zgjidhje, të dyja palët pas takimit hodhën akuza ndaj njëra-tjetrës.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, akuzoi Qeverinë për mungesë vullneti për të gjetur zgjidhje, ndërsa kryeministri Albin Kurti hodhi dyshime se greva në arsim po përdoret për qëllime të sindikatës dhe “jo për arsimin e as arsimtarët”.

- Advertisement -

Teksa tha se “në ditët e javët në vijim do ta marrim vesh se çka është në pyetje”, ai tregoi se Jasharaj në takim i kishte kërkuar që “t’i ndihmojë si vëlla”.

“Ata me mua janë sjell thua se buxheti është i imi e janë paratë e mia. Këto janë para të qytetarëve. Më thoshin ‘na ndihmo si vëlla’. Si vëlla të ndihmoj privatisht, por unë jam kryeministër dhe ka kaluar koha kur kryeministri të bëhet vëlla, kur kryeministri të ndihmon si vëlla”, u shpreh Kurti të martën, në konferencë për media.

E lidhur me këtë detaje ka dhënë edhe nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com deklaroi se Jasharaj i ka kërkuar Kurtit ndihmë në formë vëllazërore, por se ky i fundit e ka keqpërdorur duke e nxjerrë nga konteksti fjalinë.

“Jasharaj i është lutur Kurtit si kryeministër, por i ka thënë edhe si vëlla ‘të lutem, eja ta gjejmë një zgjidhje’. Kryeministri pak e ka keqpërdorur atë thënie të kryetarit Jasharaj. Tek e fundit edhe janë vëllezër mes vete. Nuk e ka thënë me të keq, por në formë vëllazërore. Kryeministri e ka nxjerrë nga konteksti këtë thënien ‘si vëlla’”, tha Shala.

Ajo foli edhe për pretendimet e Kurtit lidhur me “qëllimet e fshehta” të sindikatës, duke thënë se greva është shpallur nga mësimdhënësit e nëse kryeministri di diçka më shumë, atëherë le të tregojë.

“Greva nuk është duke u përdorur për asnjë qëllim tjetër. Udhëheqësit e SBASHK-ut bëjnë atë që ju thotë anëtarësia. Pra, grevën e kanë shpallur mësimdhënësit e ne jemi zëri i tyre. Nëse kryeministri di diçka le të urdhëron e të tregon se çfarë di”.

- Advertisement -rrrrrrr

Ajo ka thënë se greva do të vazhdojë deri në gjetjen e një zgjidhje duke potencuar kërkesat sindikale.

Gjithashtu, në këtë intervistë nënkryetarja Shala ka thënë se ata janë të hapur për takime të reja me Qeverinë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Plani Individual i Edukimit dhe fëmijët me nevoja të veçanta në shkollë…

Plani Individual i Edukimit (PEI) është një dokument i personalizuar për fëmijët me nevoja...

Miti i të mësuarit të gjuhës nga ekranet: Pse fëmija juaj nuk e zotëron anglishten?

"Shumë prindër besojnë se fëmijët mësojnë anglishten nga ekranet, por në fakt, kjo metodë...

Nga Malvina Lamçe Rista: Dashuria për fëmijët dhe pasioni për mësimdhënien

Ka diçka të jashtëzakonshme në shpirtin e një mësuesi, diçka që nuk mund të...

E rrezikshme: Disa nxënës rrezikojnë jetën e tyre që të marrin borë nga terasa e shkollës

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Musa...