E mërkurë, 18 Shtator, 2024

Vjollca Shala: Në një të ardhme të afërt mund të ketë shkolla pa mësimdhënës

- Advertisement1-

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Vjollca Shala, u ka garantuar mësimdhënësve se nuk do të testohen përderisa aktive do të jetë Sindikata dhe këtë e di, sipas saj, edhe Ministria e Arsimit (MASHT).

Çështja e testimit të mësimdhënësve po diskutohet qe një kohë të gjatë në opinion, megjithatë institucionet nuk kanë marrë ende ndonjë hap përpara. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, së fundmi përmes një komunikate përsëriti që s’do ta lejojë testimin e mësimdhënësve, pavarësisht se nënkryetarja Shala theksoi se nuk kanë ndonjë informacion nëse ka ndonjë lëvizje për një proces të tille.

- Advertisement -

Shala u shpreh se mësimdhënësit janë testuar gjatë kohës sa kanë qenë në fakultete dhe se nuk ka nevojë që të testohen njohuritë e tyre.

“Testimi i mësimdhënësve nuk ka kuptim. Nuk testohen njohuritë e mësimdhënësve, duke pasur parasysh se për të qenë mësimdhënës ata kanë kaluar provimet në fakultet. Ata janë testuar nëpër fakultete. Kush do e bëjë atë test? MASHT-i e di që testim të mësimdhënësve me shkrim nuk do të ketë sa të është SBASHK-u”, ka thënë ajo në “Interaktiv” të KTV-së.

Nënkryetarja e SBASHK-ut kritikoi MASHT-in edhe për çështjen e librave, duke thënë se ka qenë një hap i gabuar subvencionimi i prindërve për t’ia blerë librat fëmijëve të tyre.

Shala ka thënë se 300 mësimdhënës kanë kërkuar pushim pa pagesë për një vit, derisa ka paralajmëruar se nëse vazhdohet me këtë ritëm, “në një të ardhme të afërt mund të ketë shkolla pa mësimdhënës”. /KOHA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...

“Prindi 1”, “Prindi 2”, në vend nëna dhe babai, Komuna e Prishtinës del me sqarim pas reagimeve të shumta

Të martën një dokument i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë ka shkaktuar reagime të...

Krenare Çerkini, një ndër dy shqiptaret e vetme në historinë e universitetit prestigjioz

Krenare Çerkini është frymëzim për shumë vajza të reja nga Kosova. E reja nga qyteti...