E diel, 23 Shkurt, 2025

Vjollca Gashi-Zejnullahu zgjedhet edhe për një mandat drejtoreshë e shkollës “Skender Emërllahu” në Ramjan

- Advertisement1-

Vjollca Gashi-Zejnullahu është zgjedhur edhe për një mandat drejtoreshë e shkollës “Skender Emërllahu” në Ramjan, shkruan AlbanianEducation.net.

Ajo në mesazhin e saj ka falënderuar Inspektoriatin e Arsimit (Gjilan), zyrtarët e DKA-së në Viti për vlerësim korrekt.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Jam mirënjohëse që edhe për një mandat më është besuar udhëheqja e SH.F.M.U “Skender Emërllahu” në Ramjan.

Për këtë falenderoj të gjithë ata që kanë besuar,respektuar dhe vlerësuar punën dhe angazhimin tim për tetë vite ,si udhëheqëse e kësaj shkolle.Gjatë kësaj periudhe kemi bërë shumë punë dhe kemi pasur shumë suksese.

I falenderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur në këtë rrugëtim,i cili nuk ka qenë i lehtë dhe kemi kaluar shumë sfida.

E falenderoj familjen time për mirëkutim që kanë ndaj punës sime,fëmijët e mi të cilëve shpesh ju ka munguar përkushtimi i duhur shkaku i angazhimeve të mia,bashkëshortin tim i cili më ka përkrahur vazhdimisht pa hezituar asnjëherë.

Falenderoj prindërit e shkollës që më ndihmuan e më përkrahën çdoherë,nxënësitë e shkollës që më bëjnë krenare për edukatë e kulturë,mësim e përkushtim.

- Advertisement -rrrrrrr

Për vlerësim korrekt, falenderoj Inspektoriatin e Arsimit (Gjilan),zyrtarët e DKA-së në Viti, drejtoreshen e ish drejtorat e Drejtorisë së Arsimit me të cilët kemi punuar me përkushtim dhe të gjithë bashkëpunëtorët tjerë që më ndihmuan e këshilluan për një sukses dhe përformancë të shkëlqyeshme.

Për fund kam lënë kolektivin e shkollës jo për nga rëndësia ,por nga vlera dhe modestia që kanë sepse me këtë kolektiv kemi kaluar sfida e kemi arritur suksese.

Faleminderit të gjithë atyre që kanë shpirtin e bardhë dhe mendojnë vetëm pozitivitet sepse kjo i duhet vendit dhe ardhmërisë sonë.

Puna jonë vazhdon,sukseset nuk ndalen dhe ecim përpara drejt synimeve tona !

Me respekt,

Vjollca Gashi Zejnullahu

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...