E martë, 21 Janar, 2025

Vjen vërejtja serioze: Rinovimet e shkollave të fillojnë pas përfundimi të vitit të shkollor dhe jo në mes të pushimit veror

- Advertisement1-

Kur kanë mbetur edhe rreth dy javë për fillimin e vitit të ri shkollor, në disa shkolla janë duke u kryer ende rinovime. Në një numër sosh, ato pritet të mos përfundojnë as më 1 shtator.

Punëtorë të kompanive të angazhuara u shprehën skeptikë se punimet mund të përfundojnë deri më 1 shtator.

- Advertisement -

Në Këshillin e Prindërve të Kosovës e kanë quajtur shqetësuese që çdo vit renovimet në institucionet arsimore fillojnë me vonesë.

Kryetari Besnik Dragusha ka thënë se rinovimet duhet të fillojnë menjëherë pas përfundimi të vitit të shkollor dhe jo në mes të pushimit veror.

“Kjo është gjë e mirë që ndodhin rinovime në shkolla, mirëpo është problematika që po vazhdon qe disa vite që nuk është vetëm e këtij viti por edhe viteve të tjera – renovimi i shkollave nuk po fillon menjëherë pas përfundimit të semestrit”, ka thënë Dragusha. “Sigurisht nuk është pozitive. Për me tepër është negative për nxënësit e atyre shkollave, për arsye se procesi mësimor po shtyhet dhe nuk po mbahet në orarin kalendarik në të cilën është paraparë”.

Përpos problematikës së nisjes së vitit të ri shkollor me zhurmën e renovimeve, nxënësit, rrezikojnë që 1 shtatorin ta presin edhe pa tekste shkollore, meqë shpërndarja e tyre ende nuk ka filluar nga Ministria e Arsimit. Sivjet përveç që nuk ka filluar shpërndarja e teksteve, as procesi i përzgjedhjes së librave nga shkollat nuk ka përfunduar.

Sipas praktikave të mëhershme, Ministria ka dërguar katalogët e librave në shkolla, ku secili mësimdhënës përzgjedh librin që i përshtatet për mbajtjen e lëndës. Pas një jave lista me librat e përzgjedhur dërgohet nga Drejtoria komunale e Arsimit në ministri. Pastaj duhet mbi 2 javë për të pritur shpërndarjen e tyre. /KOHA/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Cineplexx mban aktivitet në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë – nxënësit fitojnë bileta falas

Kinemaja Cineplexx ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit e klasave të katërta në...

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...