E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Vjen reagimi: Drejtori i Gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skenderaj është zgjedhur pa asnjë ditë përvojë pune

- Advertisement1-

Nuredin Lushtaku ish-nënkryetar i Skenderajt ka hedhur akuza se arsimi në këtë komunë është politizuar.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se drejtori i Gjimnazit “Hamëz Jashari” është zgjedhur pa asnjë ditë përvojë pune, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Postimi i tij pa ndërhyrje:

Politizimi i skajshëm i arsimit në Skënderaj: Drejtori i Gjimnazit “Hamëz Jashari” pa asnjë ditë përvojë pune!

Arsimi është shtylla kryesore e një shoqërie të shëndoshë, të cilit duhet t’ia ruajmë pavarësinë dhe cilësinë nga ndikimet e mundshme të politikës dhe grupeve të interesit të lidhura me politikën. Politika duhet të ndikojë në përmirësimin e kushteve dhe cilësisë nepër institucionet arsimore, jo të ndikojë dhe të perzihet në punët e brendshme të tyre, duke u nisur nga rekrutimi i mësimdhënësve e deri të përzgjedhja e Drejtorëve të shkollave pa kritere dhe me ndikime politike.

Si rast flagrant dhe shqetësues të qeverisjes komunale në Skënderaj mund ta përmendim zgjedhjen e Drejtorit të shkollës së mesme në Gjimnazin “Hamëz Jashari” pa asnjë ditë përvojë pune në arsim.

Gjimnazi Hamëz Jashari ka mjaft mësimdhënës me pervojë të gjatë udhëheqëse në arsim të cilët do të menagjonin në mënyrën më të mirë të mundshme këtë shkollë, e cila mban emrin e Heroit tonë Kombëtar, Hamëz Jasharit, jo të udhëhiqet nga një drejtor që asnjë ditë nuk e ka kapur ditarin në dorë.

Kërkojmë nga Inspektoriati i arsimit që të bëjë mbikqyrjen e përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave në Komunën e Skënderajt dhe të ndalojë këtë krim që është duke u bërë me arsimin në Skënderaj.

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...