VJEN PROPOZIMI: “Të futet edukata fetare si lëndë në shkolla, të mësojmë për Zotin”

- Advertisement -

Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, ka propozuar futjen e një lënde të edukatës fetare në shkolla, e cila do t’u mësojë fëmijëve për ekzistencën e Zotit.

- paragrafi 1 -

Myftiu Sytari theksoi se kthimi drejt Zotit dhe edukimi mbi besimin janë thelbësorë për të ndalur degradimin moral që, sipas tij, sjell pasoja të drejtpërdrejta në shoqëri.

- Advertisement -

Ai theksoi se bashkë me përfaqësues të besimeve të tjera fetare, kanë ngritur zërin prej vitesh për përfshirjen e një lënde mbi edukatën fetare në shkolla, me qëllim që fëmijët të mësohen me koncepte themelore si ekzistenca e Zotit dhe përgjegjësia shpirtërore.

“Prej vitesh kemi ngritur zërin, bashkë me fetë e tjera, pranë autoriteteve të vendit, që lënda e edukatës fetare, e mësimit të besimit, të jetë pjesë e kurrikulave të arsimit. T’u mësohet fëmijëve që ka Zot. Thirrja ime dhe mesazhi im është që njerëzit të kthehen nga Zoti” – u shpreh ai për emisionin “Review” në EuronewsAlbania.

Duke respektuar karakterin laik të sistemit arsimor, Myftiu theksoi se fetë nuk janë në kundërshtim me dijen dhe shkencën, përkundrazi – ato e nderojnë dijen si një dhuratë hyjnore.

- Advertisement -

“Ne e respektojmë shkollën si laike, të gjithë e kemi bërë atë. Por dijen e kemi të shenjtë. Këtë dije na e ka shenjtaruar Ai Zot që ne nuk kemi kurajon ta lejojmë të hyjë në shkollat tona. Ai Zot na e ka dhënë jetën, Ai Zot e ka shenjtëruar dijen.”

Në fund të intervistës, mesazhi i Myftiut ishte i qartë: Kthimi tek Zoti dhe edukimi shpirtëror janë rrugë të domosdoshme për një shoqëri të shëndetshme dhe të sigurt.