Vjen propozimi më i ri: Kërkohet që vlera e koeficientit të jetë 132 euro

- Advertisement -

Sot ka dalë një propozim i ri për Ligjin e Pagave, dhe vlera të reja për mësimdhënësit.

- paragrafi 1 -

Është deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu që sot ka protokoluar 5 amandamente në Ligjin e Pagave.

- Advertisement -

Ai thotë se shpreson që pushteti ta kuptojë domosdoshmërinë e përmirësimit të këtij Ligji që të mos ketë fatin e Ligjit të kaluar e të shfuqizohet nga Gjykata Kushtetuese.

Në amandamentin e parë, Neni 9 ku flitet për përcaktimin e vlerës monetare të koeficientit thuhet:

  1. Vlera monetare e koeficientit është 132 euro.
  2. Pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji, vlera e koeficientit nga paragrafi 1 në vitet në vijim përcaktohet me vendim të Qeverisë bazuar në rritjen ekonomike vjetore të buxhetit të Republikës së Kosovës. Përcaktimi i vlerës së koeficientit bëhet në pajtim me legjislacionin për menaxhimin e financave publike.