Vjen propozimi i fundit: Të merret vesh Qeveria e BSPK për 75 euro e të eleminohet kaosi

- Advertisement -

Kryetar i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, i ka propozuar Qeverisë së Kosovës dhe BSPK-së që të merren vesh në me të shumës së kërkuar nga kjo e fundit prej 100 eurove dhe asaj të ofruar nga Qeveria prej 50 eurove dhe të dy palët ta pranojnë një shumë prej 75 eurove në mënyrë që të ndalet greva.

- paragrafi 1 -

Përmes një postimi në Facebook, Azemi po ashtu ka kërkuar sqarime nga Qeveria e Kosovës për mospagesë të stafit mbështetës apo teknik de ata të sigurimit fizik gjatë ndarjes së mjeteve përmjekë e infermierë.

- Advertisement -

Po ashtu, sipas Azemit punonit privat u kushtëzuan për pagesën e 50 eurove si subvencionim me pagesë të të njëjtës shumë edhe nga ana e punëdhënësit.

“Asnjëherë nuk u deklarove sepse spitale, qaf dhe ambulanta kur pagove mjekët, infermierët, nuk pagove stafin mbështetës ose më mirë të themi punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik.

2. Nuk na e dhatë mundësinë e aplikimit për herë të dytë për ata punëtorë që gabuan gjatë mbushjes së formularit për 100 euro që i ndatë për punëtorët e sektorit privat të Kosovës. Ato Mjete a ma mirë ka qenë të jenë në llogari të fukarasë apo të shtetit.

- Advertisement -

3. Pse na ndëshkove me kushtëzim për dhënien e stimulimit nga 50 euro për punëtor duke na kushtëzuar me kompanitë private, ç’faj kemi ne që na dënoni kështu”, thuhet në vendimin e Federatës.