VJEN PREMTIMI: Vlerë të koeficientit të pagave 150 euro, mësim gjithëditor e mësimdhënës me dinjitet

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, njëherit kandidat për kryeministër ka takuar sot mësidhënësit e Prishtinës, ku ka premtuar vlerë të koeficientit të pagave 150 euro dhe mësim gjithëditor, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Postimi i tij:

- Advertisement -

Mësim gjithëditor! Koeficient 150!
Fëmijë të mençur, mësimdhënës me dinjitet!

Sot pata kënaqësinë ta takoj mësimdhënës të përkushtuar nga Prishtina të cilët më treguan për vështirësitë dhe shqetësimet që i hasin çdo ditë në sistemin arsimor të vendit tonë.

Ata e kanë detyrën fisnike të edukimit të brezave të së ardhmes, por përballen me sistem të vjetëruar arsimor, pa kushte për zhvillim profesional, dhe me paga mujore të pamjaftueshme që nuk i mbulojnë nevojat e tyre bazike përballë çmimeve të larta dhe inflacionit.

- Advertisement -

Ndërsa ata më flisnin për sfidat, unë ju tregova për vizionin tonë me mësimin gjithëditor që u implementua me sukses të madh në 5 shkolla fillore të Prishtinës. Atë do ta zgjerojmë në së paku 5 Komuna të Kosovës, si një hap i domosdoshëm për t’i ngritur standardet e edukimit, dhe për të ofruar kushte më të mira për nxënësit dhe prindërit e tyre!

U zotova edhe për koeficientin e pagave 150 euro në javën e parë të qeverisjes sime – për jetë më të mirë për mësimdhënësit tanë dhe për të gjithë shërbyesit publik! Fola edhe për programet e veçanta për trajnimin profesional të mësimdhënësve që kanë për qëllim zhvillimin e tyre dhe ngritjen e cilësisë së arsimit!

Sepse mësimdhënësit janë në themelet e së ardhmes të ndritur të Kosovës, dhe ndryshimin e madh që po vjen do ta sjellim bashkë me ta dhe me gjithë qytetarët e Kosovës.