E hënë, 20 Janar, 2025

Vjen premtimi: Paketë e re e mjeteve didaktike në shkolla, rritje page për mësuesit

- Advertisement1-

“Nxënësit të cilët kanë filluar gjimnazin, që janë në vitin e parë dhe që vlerësojnë së bashku me prindërit dhe mësuesit e tyre, do të mund të transferohen në arsimin profesional”. Deklarata u bë nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, gjatë turit të dëgjesave me mësuesit e shkollave 9-vjeçare në qytetin e Elbasanit, teksa ka njoftuar fillimin e një fushate intesive komunikimi në shkolla për fuqizimin e bërthamave të këshillimit të karrierës për nxitjen e arsimit profesional.

Nga shkolla 9-vjeçare “Bardhyl Popa” në Elbasan, Ministrja Manastirliu nëvizoi rëndësinë e pajisjes të të gjitha shkollave me një paketë të unifikuar me mjete didaktike.

- Advertisement -

“Ne duhet të kemi një paketë të mjeteve didaktike e cila të jetë në çdo shkollë në fillim të vitit dhe të mund të replikohet për lëndë të veçanta, ku është nevoja që eksperimentet të kryhen në grupe”, – tha Ministrja Manastirliu.

Gjatë bashkëbisedimit, në ditën botërore të mësuesve, Ministrja Ogerta Manastirliu foli për mbështetjen e qeverisë me rritjen e pagave.

“Edhe në 2024 jemi duke përgatitur që, në kuadër të reformës sonë për rritjen e pagave, mësuesit t’i jepet mbështetja e merituar”,- tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, teksa ka shprehur mbështetjen edhe për trajnimin në vazhdim dhe rritjen profesionale të mësuesve.

Mësuesit e shkollave 9-vjeçare në Elbasan në takim me ministren sugjeruan zgjerimin e bazës didaktike në shkolla, rritjen e aksesit në teknologji për përdorimin e programit SMIP, zgjerimin e ambienteve sportive dhe palestrave për zhvillimin e edukimit fizik dhe mbështetjen e tyre për rritjen e pagave dhe rritjen profesionale nëpërmjet trajnimeve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...