Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se do ta bëjnë mësimin tërëditor realitet në dy shkollat e para që do të funksionojnë vetëm në një ndërrim, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i kryetarit të Gjilanit:
Arsimi do të vazhdojë të mbetet në qendër edhe gjatë mandatit tonë të ri. 📚
Do ta bëjmë mësimin tërëditor realitet në dy shkollat e para që do të funksionojnë vetëm në një ndërrim. 🏫
Me Kuzhinën Qendrore për ushqim të shëndetshëm për nxënësit, 4 çerdhe të reja – 2 në qytet dhe 2 në fshatra. 🍽️
Laboratorë modernë në çdo shkollë,
dhe arsim dual për t’i përgatitur të rinjtë për tregun e punës. 🔬💻
Ky është vizioni ynë për Gjilanin e dijes dhe të së ardhmes!