E enjte, 27 Shkurt, 2025

Vjen premtimi më i ri: Rritje pagash për mësimdhënësit prej 50%

- Advertisement1-

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka thënë se vizioni i tij parasheh rritje substanciale të pagave, në masë 50% për mësimdhënësit, e paga mesatare do të jetë 1000 euro që në vitin e parë të qeverisjes.

Haradinaj ka thënë se refuzimi për të nënshkruar Kontratën Kolektive dhe mosgatishmëria për të siguruar një pagë dinjitoze për mësuesit, është dëshmi e qartë e një qeverie që ka humbur rrugë

- Advertisement -

“Mësimdhënësit meritojnë më shumë se premtime boshe dhe neglizhencë institucionale. Qëndrimi stoik i Sindikatës së Arsimit përballë një qeverie që ka zgjedhur të injorojë zërin e tyre, është shembull i qëndresës për drejtësi sociale. Refuzimi për të nënshkruar Kontratën Kolektive dhe mosgatishmëria për të siguruar një pagë dinjitoze për mësuesit, është dëshmi e qartë e një qeverie që ka humbur rrugën – një qeverie që nuk respekton një institucion të shenjtë për vendin, edukimin e brezit të ri”, ka shtuar Haradinaj.

Haradinaj ka premtuar pagë mesatare prej 1000 euro.

“Ne qëndrojmë të palëkundur në mbështetje të kërkesave legjitime të mësimdhënësve. Vizioni ynë parasheh rritje substanciale të pagave, në masë 50% për mësimdhënësit, e paga mesatare do të jetë 1000 euro që në vitin e parë të qeverisjes. Rritja e pagave nuk është thjeshtë kërkesë ekonomike, por investim i domosdoshëm në cilësinë e arsimit dhe të ardhmen e fëmijëve”, është shprehur Haradinaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Florije Zogu zgjedhet mësimdhënësja e vitit në gjimnazin “Ahmet Gashi”

Florije Zogu nga Këshilli i Arsimtarëve është zgjedhu “Mësimdhënësja e vitit” në gjimnazin "Ahmet...

Para 128 vjetëve, u botua Abetarja e parë në gjuhën shqipe

Që në fillimet e lëvizjes për çlirim nga Turqia, çështja e alfabetit doli në...

Publikohet lista e Universiteteve më prestigjioze në botë, dominim tërësor amerikan në Top 30

Universitetet amerikane janë më të mirat dhe më prestigjiozet në botë. E thotë renditja e...

Albiona Shkodra, mësuese e përkushtuar që krijon një atmosferë të këndshme dhe bashkëpunuese

Albiona Shkodra, e lindur më 13.09.1975, ka filluar punën e saj më 01.04.2016 në...