VJEN PREMTIMI I RI: Paga e mësimdhënësve do të bëhet 1 mijë euro

- Advertisement5 -

Lumir Abdixhiku, kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës i është drejtuar mësuesve të Kosovës me zotimin e plotë se paga nën qeverisjen e tij do të jetë 1000 në muaj.

- paragrafi 1 -

Përderisa, për policët, zjarrfikësit e ushtarët, do të jetë 900.

- Advertisement -

“Administrata e shtetit, policët, zjarrfikësit, ushtarët, nuk mund të jetë e dobët kur Kosova ka nevojë të jetë e fortë. Nuk mund të jetë e papaguar drejt në një kohë kur kërkojmë cilësi, shpejtësi e profesionalizëm”.

“Nuk mund të jetë e demotivuar në një vend që kërkon zhvillim. Prandaj, ne do ta nderojmë administratën. Ne do ta mbështesim. Ne do t’ua rrisim pagat, sepse ata e rrisin Kosovën çdo ditë”, tha Abdixhiku.