Nuk kanë të ndalur premtimet e kandidatëve për kryeministër dhe atyre për deputetë.
Nga rritje pagash në 1 mijë euro, e disa të tjerë për 50%, rritje të shtesave pëfr fëmijë, tash ka ardh dhe një premtim për studentët.
Kandidati për deputet i PDK-së, Abelard Tahiri, ka publikuar një video ku thekson rëndësinë e mbështetjes së studentëve dhe investimit në arsim si prioritet kombëtar.
Në mesazhin e tij, Tahiri nënvizon se studentët janë forca dhe shpresa e Kosovës dhe se asnjë i ri nuk duhet të heqë dorë nga studimet për shkak të kushteve ekonomike.
Ai rikujton se programi qeverisës i kandidatit për kryeministër Bedri Hamza parasheh krijimin e Fondit të Bursave prej 30 milionë eurosh, si dhe punë për të diplomuarit.
“Investimi në arsim është investim në të ardhmen e Kosovës,” thekson Tahiri, duke shtuar se këto masa synojnë t’u japin të rinjve siguri, perspektivë dhe mundësi reale zhvillimi në vend.