VJEN PREMTIMI I MADH: “Vlerën e koeficientit të pagave do ta bëjmë 150 euro”

- Advertisement5 -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftoi të martën se partia e tij ka konstituuar departamentin e Arsimit, udhëheqëse e të cilit është zgjedhur Jehona Lushaku Sadriu.

- paragrafi 1 -

Abdixhiku është zotuar për mësim gjithëditor në shkolla, koeficientin e pagave 150 euro, digjitalizim të plotë në shkolla, 80 çerdhe të reja brenda 4 viteve, shkruan Albanianeducation.net.

- Advertisement - M1

Njoftimi:

Sonte, mblodha dhe konstituuam Departamentin e Arsimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mes profesionistëve të arsimit, njerëzve me përvojë të jashtëzakonshme, me integritet personal e me potencial të madh, diskutuam për zotimet tona brenda programit ‘Rruga e Re’.

✅ Duam mësim gjithëditor që fëmijët tanë të qëndrojnë në ambiente shkollore gjatë gjithë ditës. Që prindërit të mos detyrohen të ndërprejnë punën, të gjejnë kujdestarë – apo të mos punojnë fare – sepse fëmijët s’kanë ku të qëndrojnë.

- Advertisement - m2

✅ Zotohemi për koeficient 150! Koeficient 150!

✅ Duam shkolla digjitale, e digjitalizim të plotë në ambiente shkollore që nxënësit tanë të jenë në hap me kohën!

✅ Zotohemi për 80 çerdhe të reja brenda 4 viteve, e rritje graduale të pjesëmarrjes së fëmijëve nga 3 vjet në sistemin shtetëror!

Këto dhe projektet tjera, janë pjesë e platformës politike të LDK-së! I lumtur me përmbajtjen e programit tonë; edhe me i lumtur me kualitetin e profesionistëve tanë!

Jehona Lushaku Sadriu u zgjodh udhëheqëse e këtij departamenti.