Vjen premtimi i madh: Rritje e koeficientit të pagave deri në 135 euro

- Advertisement -

Qeveria Kurti vendosi që koeficienti i pagës në arsim të jetë 105 euro, çka mësimdhënësit mbetën të pakënaqur, ndërsa për fund të këtij viti është premtuar që do rritet në 110 euro.

Për koeficientin e pagave e kanë marrë kritika qeveria aktuale edhe nga opozita.

- Advertisement -

Megjithatë sot ka ardhur një premtim i madh për koeficientin e pagës.

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar 100 zotimet në kuadër të programit “Rruga e Re”.

Në mesin e këtyre zotimeve, është edhe ai për rritjen e koeficientit të pagës minimale.

- Advertisement -

Abdixhiku ka premtuar vlerë të koeficientit 125 euro në vitin e parë dhe 135 euro në vitin e katërt, shkruan AlbanianEudcation.net. 

Për të realizuar këtë premtim dhe 99 të tjerat, kreu i LDK-së së pari duhet të vije në pushtet. /AlbanianEducation.net/.