E diel, 19 Janar, 2025

Vjen premtimi i madh: Ditën e parë të qeverisjes tonë koeficienti do të jetë 125 euro

- Advertisement1-

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në seancën e Kuvendit të enjten ka arsyetuar propozimin e këtij subjekti politik që vlera e koeficientit të jetë 125 euro.

Para deputetëve, Abdixhiku ka thënë se me të ardhur LDK-ja në qeverisje vlera e koeficientit do të jetë 125 euro.

- Advertisement -

“E para inflacioni që po flasim tash e dy vjet nuk është inflacioni faji i punëve tona vendore, është i importuar, sepse është krizë globale, por vendimet dhe veprimet tona përcaktojmë se si përballemi si shtet për qytetarët e vendit. Dhe me 125 euro koeficientin ne e përbëjmë këtë përballueshmëri ky zotëria dhe këta zotërinjtë e kanë rritur nivelit e përgjithshëm e pagave për 17% kaq kanë thënë”.

“Pra, kaq është rritur më pak se sa që ka pas inflacion mesatare nuk mund të mburremi me një gjendje të tillë… Ditën e parë të qeverisjes tonë koeficienti do të jetë 125 është i mundshëm është i qëndrueshëm dhe i përballueshëm dhe prapë i pamjaftueshëm për krizën që po kalon Kosova”, u shpreh i pari i LDK-së.

Ai madje ironizoi me ministrin e Financave, Hekuran Murati duke i thënë se mendja nuk ia ka marr që do të lë jetën akademike për politikë e prapë do të mbajë ligjërata për ekonomi në Kuvend.

“Nuk dua ta ofendoj ministrin e Financave por mendja nuk ma ka marr që do të lë jetën akademike për politikë e prapë do të duhej të mbajë ligjërata këtu për ekonomi në Kuvend të Kosovës dhe atë pasi kam dëgjuar ministrinë e Financave në vitin 2023…Prej ditës së parë që është ulur aty deri më sot thotë se është rritur inflacioni 11.6% sepse nuk e kupton dallimin bazik në ekonomi inflacioni vit për vit prej inflacionit periodik prej ditës që ke ardhur ti në pushtet dhe ai inflacion është 20% sipas ASK-së“, tha ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...