Në prag të zgjedhjeve të 28 Dhjetorit kanë nisur edhe premtimet për rritjen e pagave.
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje të pagave për disa kategori, përfshirë edhe mësimdhënësit.
Sot Hamza ka thënë se pagat do të rriten për 50% edhe për mësimdhënësit, shkruan AlbanianEducation.net.
“Ne do t’i rrisim pagat dhe pensionet, do të ketë rritje të pagave 50 për qind mbi pagën aktuale, për mësues, arsimtarë, policë, zjarrfikës, mjek, ushtarë dhe për të gjithë ata që realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës”, tha Hamza.