E enjte, 21 Nëntor, 2024

Vjen paralajmërimi i fundit: Prindërit që keqpërdorin mjetet e rimbursimit të librave do të përballen me gjykatat

- Advertisement1-

Deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha, ka deklaruar se prindërit të cilët eventualisht do të abuzojnë me të hollat që Ministria e Arsimit parashihet t’ua rimbursojë në llogaritë e tyre për blerjen e teksteve shkollore, do të përballen me sanksione ligjore.

Kjo sipas Batushës do të bëhet përmes evidentimit të librave nga mësimdhënësit të cilët do t’i kërkojnë librat nga nxënësit dhe sipas tij, në qoftë se do të hasin në keqpërdorime të tilla atëherë prindërit e tillë do të përballen me gjykatat.

- Advertisement -

“Po ato me siguri evidentohen nga mësuesja ose arsimtari, për shkak se ata i kërkojnë librat, ata duhet të lexojnë dhe të kenë detyra të shtëpisë. Ato raste duhet të evidentohen, natyrisht jetojmë në Kosovë nuk përjashtohet që një përqindje mundet edhe ta keqpërdorë por institucionet duhet të sigurohen që kjo të mos ndodhë, të bëjnë të gjitha veprimet e mundshme që ta minimizojnë këtë veprim. Ata që janë të papërgjegjshëm pastaj do të përballen edhe me sanksione ligjore, ku nëse dalin kësi lloj keqpërdorimesh natyrisht që do të përballen edhe me gjykatat”, tha Batusha në TV1.

Kurse sa i përket rimbursimit të këtyre mjeteve Batusha tha se “mjafton ta kenë vetëm një email secili prind dhe të hapë llogarinë e- Kosova, e cila hapet për 3-4 minuta ose 5 maksimum “

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Më 28 Nëntor bëhet promovimi i Shoqatës ILIRIADA dhe mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Antwerp të Belgjikës

Shoqata Shqiptare ILIRIADA në Antwerp të Belgjikës më 28 Nëntor do të bëjë promovimin...

Mësuesja Lena Pemati del ne pension: Nëse ligji do e lejonte do të doja të isha ende pranë nxënësve

Lena Pemati ka dhënë mësim prej 28 vitesh dhe tashmë ka dalë në pension,...

Pensionohet Profesori Murat Gashi nga Komorani i Drenasit

Është pensionuar profesori Murat Gashi nga Komorani i Drenasit, pas më shumë se 40...

Ekipi Darn nga Kosova shpërblehet për idenë më inovatore në rajon

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) të enjten organizoi në Tiranë finalen dhe ceremoninë e...