E diel, 24 Nëntor, 2024

Vjen paralajmërimi i fundit nga SBASHK: Të premten vendosim për veprime të tjera

- Advertisement1-

Një letër që e ka nisur SBASHK-u në adresë të ministrisë së Financave e ku po kërkojnë të dihet saktësisht se mbi çfarë baze ligjore grevistëve në arsim nuk u dolën pagat, po e presin Sindikata e Bashkuar e Arsimit e më pas për të vendosur për hapat sindikalë.

Nga SBASHK kanë thënë se ministri i Financave është i obliguar t`u kthejë përgjigje deri nesër, e pavarësisht përgjigjes që do të marrin, Këshilli Grevistë dhe anëtarësia e SBASHK-ut do të mblidhen për hapat e mëtutjeshëm.

- Advertisement -

Luljeta Boshnjaku, anëtare e Këshillit Grevistë ka thënë se padi ndaj ministrit Murati do të ketë gjithsesi, por nuk ka përjashtuar edhe veprime të tjera sindikale.Aktualisht, rikthim të grevës në arsim, sipas saj nuk do të ketë.

“Për neve është e çuditshme se si vetëm grevistëve në arsim nuk u kanë dal pagat. Me këtë rast ligji është zbatuar në mënyre selektive dhe ne nuk e dimë pse ky veprim nga ana e ministrit të Financave. Padi ndaj tij do të këtë gjithsesi, por ne mbledhemi çdo mbrëmje për të disktuara veprimet e mëtutjeshme”, ka thënë ajo për gazeta blic.

Greva në arsim pas pesë javësh është pezulluar deri në janar të vitit 2023, por që mësimdhënësit nuk janë paguar gjatë kohës sa kanë qenë në grevë.

Ministria e Arsimit ka nxjerr një vendim se orët e humbura duhet të kompensohen, kërkesë kjo që me automatizëm është refuzuar nga SBASHK, por edhe nga Këshilli i Prindërve të Kosovës.

Por për orët e kompensuara ministrja e Arsimti Arbërie Nagavci ka thënë se mësimdhënësit do të paguhen, por nuk ka folur për mosezkutimin e pagave për ta .

Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë dje dhe mbrëmë se në momentin që SBASHK do të pajtohet që orët e humbura në arsim të kompensohen, atëherë pagat për grevistët do të ekzekutohen.

- Advertisement -rrrrrrr

Zëvendës kryeministri i parë i Kosovës Besnik Bislimi ka thënë dje se Albin Kurti e ka një ‘zgjdihje’ për situatën e krijuar në arsim, por që nuk ka dhënë detaje.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Në Mitrovicë u mbajt testi për një grup të mësimdhënësve që e përfunduan trajnimin

SBASHK organizoi testin për një grup të mësimdhënësve nga qyteti i Mitrovicës, të cilët...

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...