E shtunë, 21 Shtator, 2024

Vjen paralajmërimi i fundit: Koeficienti të jetë mbi 130 euro, ose Ligjin e Pagave e çojmë në Kushtetuese

- Advertisement1-

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin e Pagave, nëse vlera e koeficientit është nën 130 euro.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj. Ai për Ekonomia Online ka adresuar një varg kritikash në adresë të Qeverisë për moszbulim të vlerës së koeficientit,raporton Ekonomia Online.

- Advertisement -

Sipas tij, kjo i ka lënë në ankth mijëra shërbyes civil.

“Ajo që ne e kemi parë deri më tani, është që Qeveria nuk po dëshiron me tregua të vërtetën dhe i ka lënë në ankth afër 80 mijë shërbyes civil dhe është e pakuptimtë të miratohet ligji në Kuvend pa koeficient dhe të nënshkruhet nga presidentja dhe të mos e dimë vlerën e koeficientit”.

Lekaj ka thënë se AAK pret që vlera e koeficientit të jetë 130 euro, pasi nën këtë vlerë s’do të ketë rritje të pagave.

“… nëse vazhdon kështu, do të dëmtohen afër 80 mijë shërbyes civil. Ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës e kemi bërë të qartë që vlera e koeficientit së paku të jetë 130 euro, dhe nëse nuk vjen deri te kjo shumë, atëherë ne mund ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese. Ne kërkojmë që mos të jetë më pak se 130 euro vlera e koeficientit, sepse nuk do të ndikojë dhe nuk do të kemi rritje të pagave siç kanë kërkuar edhe Sindikatat por edhe shërbyesit civil”.

Ndërsa kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, e ka quajtur jotransparente mos bërjen publike të vlerës së koeficientit.

Ndonëse nuk kanë caktuar vlerë të koeficientit, Shahini pret që nga vendimi për këtë cështje të mos ulen pagat.

- Advertisement -rrrrrrr

“Është jo transparente dhe kjo tregon se dialogu ndërmjet partnerëve ekonomik-social ka ngecur dhe nuk ekziston, sepse këtu do duhej që të dialogohen dhe të publikohen, dhe të jepen vërejtje të mira apo të këqija. Përderisa kjo mbahet e mbyllur, dhe që tash po na del që kjo është anti-Kushtetues, mendojmë që Qeveria e vendit nuk duhet të marrë vendime për qytetarin pa votën e qytetarit. Ne nuk e kemi llogaritur sa duhet të jetë saktë, por assesi të ulen pagat”, thotë Shahini.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....