E enjte, 28 Nëntor, 2024

Vjen paralajmërimi i fortë: Shahini: Greva e SBASHK-ut s’përfundon pa u finalizuar ligji për paga

- Advertisement1-

Kryesuesi i Kolegjiumit për Arsim, Samir Shahini, ka thënë se greva e paralajmëruar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), nuk do të përfundojë pa u finalizuar ligji për paga, gjë që mund të bëjë edhe të shtyhet fillimi i vitit shkollor.

Në një intervistë në emisionin SOT në KTV, të hënën, Shahini tha se do të presin deri më 17 gusht nëse Qeveria do ta aprovojë kërkesën e sindikatës, përndryshe greva do të fillojë nga 24 gushti deri në finalizimin e Projektligjit për paga.

- Advertisement -

“Nuk përfundon greva pa u finalizuar ligji për paga, nëse hyn në grevë të përgjithshme SBASHK-u, paralajmërimi i tyre është që do të vazhdojë grevën deri në finalizim të Projektligjit për paga, ose në aprovim të kërkesës për shtesa prej 100 euro. Qeveria nuk po e kupton seriozitetin e situatës. Deri më 17 gusht kemi kohë që të kuptojmë nëse Qeveria ka aprovuar kërkesën për shtesa prej 100 euro, në rast se jo, do të dalë njoftimi se nga data 24 do të hyjmë në grevë të përgjithshme”, ka thënë ai.

Sipas tij, SBASHK-u ka përdorur një seri të masave sindikale për ta evituar grevën. Shahini shtoi se “greva nuk është që në vetvete e ka goditur rëndë arsimin”.

“Arsimi parauniversitar me problemet që ka është një problem që nuk mund t’iu adresohet vetëm mësimdhënësve, është shumë komplekse që të mund të adresohet si faj vetëm te mësimdhënësit”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se Sindikata e Bashkuar e Arsimit është ankuar për mospërfillje nga Ministria e Financave dhe Transfereve.

“Në takimin e fundit Sindikata është përballur me mospërfillje, në veçanti ankesa e tyre shkon për Ministrinë e Financave dhe Transfereve, jo për Ministrinë e Arsimit, sepse Ministria e Arsimit ka takuar në vazhdimësi Kryesinë e Sindikatës. Ministria e Financave nuk është se s’po përfill vetëm SBASHK-un, ajo ka shprehur mospërfillje edhe ndaj nivelit lokal në shumë raste. Tani jemi në muajin gusht dhe nuk e kemi të gatshme as për së afërmi qarkoren buxhetore që është dashur të lansohet shumë më parë nga Ministria e Financave në mënyrë që t’ua mundësojë komunave të finalizojmë qarkoret lokale dhe buxhetin lokal për të planifikuar vitin e ardhshëm financiar”, është shprehur ai.

Shahini më tej ka thënë se ka vonesa në finalizim të projektligjit që është gjetur i gatshëm nga qeveria aktuale.

- Advertisement -rrrrrrr

“Nuk e kuptoj pse duhet të marrë kaq shumë kohë një projektligj i gatshëm me disa finesa të vogla, të vonohet si proces për më tepër se një vit, nëse është problemi te buxheti dhe kostoja që ky projektligj do të sillte si rëndesë në buxhetin e Kosovës, kjo është një paradoks tjetër sepse kemi një Qeveri që proklamon se kemi rritje buxhetore në vazhdimësi”, ka thënë ai. /KOHA/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Xhemajl Mustafa”, në Prishtinë feston 28 Nëntorin me program të pasur artistik

Shkolla fillore "Xhemajl Mustafa", në Prishtinë ka festuar 28 Nëntorin me një program tejet...

Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen me veshje kombëtare

Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi nxënësen 11-vjeçare të mbante...

Kremtimi i festës së flamurit në shkollën “Zef Serembe” në Gllaviçicë – Pejë

Kremtimi i Festës së Flamurit nga nxënësit e shkollës "Zef Serembe" në Gllaviçicë, Pejë,...

Skandal/ Mësuesi në Prishtinë nuk e lë nxënësen në klasë për shkak të veshjes kombëtare

Një 11-vjeçare nuk është lejuar të hyjë në klasë në shkollën “Xhemajl Mustafa”, gjatë...