E diel, 14 Korrik, 2024

Vjen në jetë fëmija me antitrupa kundër COVID-19

- Advertisement1-

Pandemia COVID-19 vijon të përhapet në të gjithë botën duke shkaktuar viktima dhe dëme të shumta ekonomike.

Por, edhe pse shumë shkencëtarë kanë bërë zbulime të rëndësishme ndaj koronavirusit, COVID-19 vijon t’i çudisë ata më mënyrën se si ai përshtatet për t’u futur në organet e njeriut.

- Advertisement -

Një grua nga Singapori, e cila ka qenë e infektuar me koronavirus në mars, ka sjellë në jetë një fëmijë me antitrupa kundër virusit. Ky rast, ofron të dhëna të reja në lidhje më mënyrën sesi virusi kalon nga nëna tek fëmija.

Foshnja lindi këtë muaj pa COVID-19, por me antitrupa për virusin, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

“Mjeku im dyshon se unë i kam transferuar antitrupat e mia për COVID-19 tek ai gjatë shtatzënisë,” i tha gazetesës Celine Ng-Chan.

Ng-Chan kishte qenë lehtësisht i sëmurë nga sëmundja dhe u lëshua nga spitali pas dy javësh e gjysmë, thanë Straits Times.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk dihet ende nëse një grua shtatzënë me COVID-19 mund ta kalojë virusin tek fetusi ose foshnja e saj gjatë shtatzënisë ose lindjes. Deri më sot, virusi aktiv nuk është gjetur në mostrat e lëngjeve përreth foshnjës në mitër ose në qumështin e gjirit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...

Alp Morina (1-vjet e gjysmë), nga Lumishta e Malishevës ka nevojë për ndihmë

Apel për ndihmë! Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1vit e gjashtë...

Vipa çips: Sigurinë e kemi gjithmonë në nivel, po eksportojmë në Itali pa asnjë pengesë

Kompania ‘Pestova’ ka reaguar lidhur me lajmin që u publikua në media lidhur me...