Vjen lajmi më i ri: Pagat e mësimdhësve ekzekutohen, por vetëm njëra shtesë prej 50 eurove

- Advertisement -

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka ekzekutuar mesditën e sotme edhe pagat për mësimdhënësit.

- paragrafi 1 -

Por, ani pse paga e tyre është marrë e plotë, shtesat prej 50 eurove në kuadër të Pakos për përballje me Inflacionin, janë ekzekutuar vetëm për muajin tetor.

- Advertisement -

Këtë e ka konfirmuar, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj bëri të ditur se shtesa prej 50 eurove e muajit të kaluar nuk është ekzekutuar me pagën e muajit tetor.

“Pagat kanë dalë për mësimdhënësit. Ka dalë paga e plot dhe një shtesë prej 50 eurove. Ajo e muajit shtator nuk është ekzekutuar. Po besoj kështu ka ndodhur edhe me sektorët tjerë publik”, tha Jasharaj.