E premte, 29 Nëntor, 2024

Vjen lajmi i fundit për pagat nga ministri i Financave

- Advertisement1-

Punëtorëve të sektorit publik të cilët janë në grevë tash e një muaj, nuk u janë ekzekutuar ende pagat e shtator.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten, ka miratuar pakon për përballje me inflacionin, të prezantuar javë më parë dhe e cila ka vlerën e 150 milionë eurove.

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati, teksa ka prezantuar pikat që përfshihen në këtë pako, ka njoftuar se pagat e punëtorëve të sektorit publik janë procesuar, por për ata që kanë punuar me orar të plotë.

Murati ka thënë po ashtu se shtesa e shumëpërfolur prej 50 eurosh në muaj, nuk do të dalë me këtë pagë, por në tetor në formë retroaktive.

“Punonjësit e sektorit publik që kanë punuar me orar të plotë gjatë muajit dhe që marrin pagën bazë primare deri në 1 mijë euro e që kualifikohen për përfitim mbështeten me shtesën prej 50 euro nga muaji shtator deri në fund të vitit. Me qenë se vendimi po merret tani dhe pagat tashmë janë procesuar, shtesa për shtator do të aplikohet bashkë me shtesën e muajit tetor”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, ai ka thënë se në tetor të gjithë pensionistët me pensione nën 500 euro do të marrin shtesën prej 100 eurove. Ndërsa për studentët ka thënë se do t’i marrin nga 100 euro në muajin nëntor.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohen profesorët Sadete Hajrizi dhe Bahri Hajredini nga Mitrovica

Janë pensionuar dy profesorët nga Mitrovica, Sadete Hajrizi dhe Bahri Hajredini, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi nga...

“Babë, ma kanë vra mësuesin”, rrëfimi prekës nga Llausha

“Babë ma kanë vra mësuesin”, i citon fjalët e djalit të tij, Bejt Geci,...

Senati i UP-së krijon komision për hetimin e ngritjeve akademike dhe rektorëve

Më 27 nëtor 2024, në mbledhjen e nëntë të Senatit të Universitetit të Prishtinës,...

Profesori Shani Paqarizi nga Malisheva me punim fantastik për 28 Nëntorin

Sot festojnë 28 Nëntorin shqiptarët kudo që janë. Për nder të 28 Nëntorit, në të...