Visar Islami, nënkryetar i parë i Këshillit të Prindërve, ka treguar se sot antarët e Këshillit të Prindërve kanë mbajtur mbledhje, ku temë diskutimi ka qenë sigurimi i librave për fillimin e vitit të ri shkollor.I ftuar në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Islami thotë se vendimi i ministrisë ende nuk është i prerë, por është vetëm ide, dhe se sipas tij ai.
Islami thotë se sa më shpejtë duhet të merret vendimi, që Këshilli i Prindërve dhe institucionet ta kenë të qartë se çfarë duhet të bëjnë, sepse sipas tij do të ketë vonesa në fillimin e vitit të ri shkollor, “deshtëm apo s’deshtëm”.
Islami tregon se si Këshill i Prindërve, kanë rekomanduar që prindërit të shkojnë të marrin vetë librat në librari ose shtëpi botuese e pastaj obligimet ti kryej ministria.Por sipas tij nga diskutimi që këshilli ka pasur forma e vetme del të jetë ajo e propozuar nga Ministria e Arsimit, e që është rimbursimi.
“Ne si Këshill kemi dhënë një rekomandim që e kemi pasë një mundësi që prindërit të shkojnë të marrin vetë librat ne librari ose ne shtepi botuese dhe obligimet t’i kryej ministria. Forma e vetme nga ajo qe diskutuam po del te jete rimbursimi”, ka thënë Islami.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ditë më parë ka vendosur që të mos sigurojë tekstet për filloristët, por prindërit ti sigurojnë për fëmijët e tyre, dhe pastaj ministria ti rimbursojë