Vjen kërkesa: Të hiqet Testi i Arritshmërisë, streson nxënësit dhe nuk ka rezultate reale



nder titull

- Advertisement5 -

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka kërkuar heqjen e Testit të Arritshmërisë, duke vlerësuar se ka dështuar ta përmbushë qëllimin për të cilin është krijuar dhe se nuk jep një pasqyrë reale të cilësisë së arsimit në vend.

- paragrafi 1 -

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Testi i Arritshmërisë është konceptuar si një instrument për të matur performancën e sistemit arsimor, e jo për t’i testuar individualisht nxënësit.

- Advertisement - M1

Sipas tij, mënyra se si zhvillohet testi prej vitesh vetëm sa rrit presionin mbi nxënësit dhe prindërit, duke krijuar një situatë të padrejtë mes atyre që i nënshtrohen rregullave dhe atyre që arrijnë rezultate përmes kopjimit.

“Testi është duke dështuar tash e sa vite, sepse është mekanizëm që streson fëmijët dhe prindërit, i streson ata nxënës që dinë e nuk kopjojnë, ndërsa në të njëjtën kohë i faktorizon ata që nuk dinë dhe kopjojnë”, është shprehur Gjini.

Ai ka theksuar se testi nuk prodhon rezultate reale për nivelin e dijes dhe cilësinë e arsimit, por krijon statistika të rreme.

- Advertisement - m2

“Ky test është falsifikim i plotë”, ka deklaruar ai.

Gjini ka përmendur edhe rezultatet e këtij viti, duke theksuar se shkalla e arritshmërisë ka rënë në 48.35 për qind, çka sipas tij dëshmon edhe një herë se ky mekanizëm nuk po e përmbush funksionin e vet.

Në përfundim, kryetari i Aleancës ka kërkuar që Testi i Arritshmërisë të hiqet sa më shpejt dhe të zëvendësohet me forma të tjera vlerësimi që matin në mënyrë të besueshme cilësinë e sistemit arsimor.

“Ky test duhet të hiqet krejt, sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të mos përsëritet më, sepse nuk prodhon asnjë rezultat pozitiv”, ka përfunduar Gjini.

Testi i Arritshmërisë është vlerësim që nxënësve u bëhet në përfundim të nivelit të arsimit të obligueshëm dhe shërben si bazë për orientimin e mëtejmë në shkollat e mesme.

Shqip | English