Në një anketë të zhvilluar nga AlbanianEducation.net, shumica dërrmuese e lexuesve janë shprehur në mbështetje të idesë që mësimdhënësit të marrin paga të 13-të në fund të vitit.
Sipas rezultateve të sondazhit, 93% e pjesëmarrësve kanë votuar “PO”, duke vlerësuar se mësuesit meritojnë një shpërblim shtesë për punën, angazhimin dhe kontributin e tyre në edukimin e brezave të rinj.
Vetëm 7% e të anketuarve janë shprehur “JO”, duke mos e parë të nevojshme një pagesë të tillë shtesë.

Kjo anketë reflekton qëndrimin e gjerë publik në lidhje me vlerësimin dhe motivimin e mësimdhënësve, sidomos në kushtet aktuale ekonomike dhe sfidat që përballon arsimi në vend.
Në janar të vitit 2021, atë kohë kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, kishte thënë se janë marrë vesh me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës që të paguhet edhe paga e 13’të për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar, duke filluar nga viti 2023, por me ndërrimin e qeverive ka mbetur veç një premtim i parealizuar. /AlbanianEducation.net/.