E diel, 23 Shkurt, 2025

Vjen kërkesa e fundit: Vlera e koeficientit të bëhet 129 euro

- Advertisement1-

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se me projektligji i buxhetit për vitin 2023 i cili e përmban edhe koeficientin prej 105 euro, arritjen më të madhe e ka shtyrjen e të rinjve për të ikur nga vendi.

Lekaj në emër të AAK-së për këtë projektligj tha se sektorët jetik në Kosovë siç është shëndetësia, policia e zjarrfikësit nuk mund të mbijetojnë me këto paga, derisa tha se do të dëmtohen në ditët e kujdestarisë të cilat gjatë një muaji i kanë 5 mesatarisht.

- Advertisement -

“Qeveria Kurti me këtë ligj e po e pamundëson organizmin e shërbimeve jetike për vendin. Krejt çka po arrini me këtë ligj është shtimi dhe pritjet para ambasadave për të ikur nga Kosova.

Nuk pajtohemi që koeficienti të jetë në këtë vlerë. Kërkojmë rritje prej 129 Euro më e pakta që u detyrohemi mbi 82 mijë punonjësve të administratës publike.

Ky koeficient është i papranueshëm, është dëshmues i dështimit tuaj dhe për këtë qytetarët po binden çdo ditë”, tha Lekaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...