E enjte, 23 Janar, 2025

VJEN KËRKESA E FUNDIT: Të rriten urgjentisht pagat e mësimdhënësve – vlera e koeficientit të rritet së paku për 30%

- Advertisement1-

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj ka thënë se më 2 shtator nuk do të ketë grevë.

Por, Jasharaj paralajmëroi që në mes të muajit shtator do të ketë një mbledhje ku tha se do analizohet situata si dhe do të respektohet vullneti i anëtarëve.

- Advertisement -

“Në mes shtatorit do ta kemi një takim të këshillit drejtues që është organi më i lartë mes dy kongreseve, do ta analizojmë situatën, pasi edhe vitin e kaluar shkollor kishim zëra kogja të theksuar që në mungesë të dialogut kërknin që të kemi veprime sindikale, do të shohim se cfarë do na sjellë takimi i mesit të shtatorit, e unë dhe stafi kemi obligim statutor që të respektojmë vullnetin e anëtarësisë, se cfarë do të ndodhë në shtator e tutje sa i takon aktiviteteve dhe veprimeve sindikale mbetet ta thonë vetë anëtarësia përmes përfaqësuesve të tyre,” tha Jasharaj.

Teksa theksoi se pakënaqësitë janë të mëdha, për ligjin e pagave, ku koeficienti i ngritur nga 105 në 110 ishte ironik.

“Dorën në zemër duhet pranuar se ka pakënaqësi të mëdha, ka pakënaqësi për ligjin e pagave, për koeficientin që u ngrit nga 105 në 110 dhe solli një ngritje ironike për vetëm 28 euro në muaj në kohën kur në shtetet përeth nesh janë bërë lëvizje të mëdha të pagave në sektorin publik, po e përmendi Shqipërinë që është vendi më i afërt, me këtë situatë që kemi, kërkesat e zërat e pakënaqësisë janë të pranishëm dhe do të shohim se si do prezentohen dhe cilat do të jenë këkesat e anëtarësisë në mbledhjen që do ta mbajmë në mes të shtatorit, dhe jemi të obliguar të vendosim ashtu siç mendon shumica e anëtarësisë tonë,” shtoi Jasharaj në një intervistë në emisionin “Rreth e Rrotull” në TV Duakgjini.

Jasharaj tha se duhet të ketë rritje urgjente të pagave në sektorin e arsimit, sipas tij rritje të vlerës së koeficientit për së paku 30%.

Si dhe kërkesë tjetër nga SBASHK-u është edhe përmirësimi i kushteve të punës në shkolla.

“Do të vecoja rritje në mënyrë urgjente të vlerës së koeficientit për së paku 30%, pastaj këkesë që të përmirësohen dukshëm kushtet në shkolla, pasi me këto kushte që punohet në shkolla me me shpuzë dhe shkumës jemi larg kërkesave të shekullit 21, dhe po kemi telashe në realizimin e objektivave sepse mësimdhënësit duan të arrijnë sukses në profesionin e tyre të shenjtë, në arsimimin e brezave, nuk po mund të arrijmë objektivat në mungesë të kushteve të punës.”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Erjona Xhindi: Nota për ‘sjelljen’, një ndërhyrje e domosdoshme në sistemin e vlerësimit shkollor

Erjona Xhindi, mësuese në shkollën 9-vjeçare “Muço Delo”, Vlorë, analizon ndikimin e rrjeteve sociale...

Nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kosharës” krijojnë portretin e Besarta Jasharit

Pranvera Qerimi, mësimdhënëse e gjuhës shqipe në shkollën “Dëshmorët e Kosharës”, mori iniciativën së...

Këta janë nxënësit që do ta përfaqësojnë Suharekën në garat shtetërore të fizikës

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë, ka publikuar listën e nxënësve që do të...

Kjo është gjendja e nxënësve që u kafshuan nga qeni në Shirokë të Suharekës

Katër nxënës kanë pësuar lëndime nga sulmi i qenit brenda shkollës fillore “17 Shkurti”...