Vjen kërkesa e fundit: Shkarkoje që sonte ministren Nagavci, merr vendim për hapjen e shkollave

- Advertisement -

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti ta ndalë grevën në arsim ose të japë dorëheqje.

- paragrafi 1 -

Haradinaj kërkon nga Kurti ta shkarkojë që sonte ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe të merr vendim për hapjen e shkollave.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Ndale grevën ose jep dorëheqje Albin Kurti!

Nuk ka një rast tjetër në kohë paqeje që shkollat mbeten të mbyllura një muaj.

- Advertisement -

Kryeministri ose duhet të gjejë zgjidhje, menjëherë, ose duhet ta pranojë se është i paaftë dhe të lëshojë rrugë!

Debati që ai e ka hapur me sindikatat, është tallje me një popull dhe shprehje e paaftësisë së tij.

Sindikatat mund të jenë aty për t’ia nxirë jetën atij e çdo kryeministri tjetër dhe mund të jenë kundër tij e me dreqin e me të birin, por ai që duhet të gjejë zgjidhje është kryeministri e askush tjetër!

Kush je ti që i ke dhënë të drejtë vetes që t’i lësh në rrugë 300 e sa mijë fëmijë!? A e di që e ke bllokuar krejt shtetin me kryeneqësinë tënde!

Shkarkoje që sonte ministren e arsimit dhe merr vendim për hapjen e shkollave. Mos shko më larg sepse edhe ashtu ke kapërcyer çdo kufi!

Boll ma!