E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Vjen akuza: Ndërrimi i drejtorëve të shkollave po bëhet sipas interesave politike

- Advertisement1-

Ragmi Mustafi nga Bujanoci ka hedhura akuza se në këtë komunë është politizuar sistemi arsimor.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ndërrimi i drejtorëve të shkollave po bëhet sipas interesave politike, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Në Bujanoc, arsimi po përballet me sfida të shumta që lidhen me ndërhyrjet politike, ndryshimet e drejtorëve të shkollave dhe mungesën e investimeve të qëndrueshme në infrastrukturë dhe cilësi të arsimit.

Ndër faktorët kryesorë që kontribuojnë në shkatërrimin e arsimit është politizimi i skajshëm i sistemit arsimor.

Për shembull, ndërrimi i drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme sipas interesave politike, të Arbër Pajazitit, për shfrytëzim elektoral dhe kushtëzimi i mësimdhënësit përshkak të politikave të centralizuara, ka krijuar një ambient jo stabil dhe të paqëndrueshëm për mësimdhënien dhe nxënësit.

Këto faktorë kanë bërë që arsimi në Bujanoc të përballet me probleme serioze.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....