E hënë, 25 Nëntor, 2024

“Vizore elastike, plastike apo prej druri?” nga Eliberta Ziu (Themeli)

- Advertisement1-

Shkrimi shqyrton ndikimin e vizoreve në formimin e karakterit të fëmijëve përmes brezave. Nga ato elastike e plastike deri tek druri, diskutohen ndryshimet në përdorim dhe vlerësim. A po ndihmojnë këto mjete në zhvillimin e përgjegjësisë dhe disiplinës, apo thjesht shërbejnë për argëtim?

Punoi: Eliberta Ziu (Themeli)

- Advertisement -

Para nja dy javësh, ishin minutat e fundit të orës së mësimit dhe i lashë nxënësit të punon individualisht për disa ushtrime të cilat kërkonin vizatimin e skemave të thjeshta dhe ndonjë grafik. Po i vija re me radhë dhe normalisht që kishte nga ata që e morën seriozisht e punonin duke u menduar e duke shfletuar nga pak ndoshta, disa zgjasnin sytë nga shokët e disa të tjerë e morën me shumë terezi, avash avash. Më kapi vëmendjen një nxënëse që po “luante” më së shumti me vizoren e saj elastike, ngjyrë të bukur çiklami. Me sa dukej po mendohej gjatë e nuk po arrinte të kishte një ide shumë të qartë se çfarë duhej të bënte, por nuk më tërhoqi vëmendjen kjo gjë, më shumë se ç’më tërhoqën lëvizjet e duarve me vizoren. Po e paloste, rrotullonte, e valëzoi pak disa herë dhe prap e çoi drejt.

Atë ditë më vonë, fillova të mendoja, të kujtoja më shumë, kohën kur isha vetë nxënëse. Sapo kishin filluar të ishin pjesë e tregut të gjerë vizoret plastike, kryesisht transparente por gjeje plot edhe me figura të vogla të stampuara, normalusht për t’i bërë më tërheqëse se fundja për ne fëmijët ishin. Më kujtohet shumë mirë që duhej të ishim të kujdesshëm me to se mund të thyehshin lehtë, sepse jo vetëm që ishin plastike por edhe me material jo fort cilësor në shumë raste. Mes nesh kish nga ata që për hir të qasjes personale por edhe nga ndikimi i prindërve, i kishin shumë merak e në fakt u shkonin gjatë. Të tjerë të shkujdesur i thyenin vazhdimisht e prindërit normalisht u blinin të tjera, por, besoj jo pa u bërë vërejtje për pakujdesinë. Megjithatë, nëse do kujtoj fjalime të shkurtra të prindërve (pikërisht për kujdesin ndaj mjeteve) më vjen ndërmend që në kohën e tyre vizoret ishin prej druri kryesisht, kanë patur edhe prej metali. Edhe unë vetë kam parë të tilla sigurisht, vizore hekuri ose alumini, të holla, të gdhendura qartë për të treguar milimetra e centimetra.

Vazhdon akoma të ketë të tilla në treg, ndonëse gjenden shumë rrallë. Por gjithë këtë “diskutim” me veten nuk e bëra se u interesova për dizajnet, materialet apo funksionalitetit e tyre, jo, se në fund të fundit në çdo rast kanë qënë të sakta e funksionale, edhe të këndshme, edhe me larmi dizajnësh e ngjyrash.

Ajo që më ngacmoi ishte: a lidhet karakteri ynë, i një brezi të caktuar, edhe me vizoret që përdor? A tregon ndonjë gjë për karakterin tonë apo për kohën qasja ndaj mjeteve personale? Domethënë, a lidhet edhe me përgjegjësinë që u lihet në mënyrë fare të pavetëdijshme fëmijëve? Pa e parë në kontekstin e mirëqënies.

Në fakt, nëse shohim fëmijët sot, duket se janë më të shkujdesur me mjetet e tyre, si më të pa interesuar për fatin e tyre. Mund t’i humbasin apo dëmtojnë pa “e vrarë shumë mëndjen”, pa patur merakun se mund të mbeten pa përfunduar një detyrë apo ta paraqesin atë sa më të saktë dhe në mënyrë më estetike. Duket sikur ne vetë u japim atyre alternativa të tilla si vizoret elastike sepse ata nuk duhet të shqetësohen edhe për jetëgjatësinë e vizores apo mjeteve të tjera të ngjashme(mes shumë gjerash të tjera në jetën e tyre). Duket ndonjëherë sikur ne nuk kemi as besimin e duhur madje që ata mund të kujdesen për gjërat e tyre, dhe zgjidhjen e gjejmë pikërisht kështu; duke shpikur mjete të cilat është vështirë t’i dëmtosh, edhe nëse mundohesh. Duket sikur rëndësia ka kaluar më shumë te forma, ngjyrat, zbukurimet, më shumë se te funksioni. I kushtohet më shumë rëndësi e merak faktit që fëmija duhet të argëtohet mundësisht me çdo gjë që i ofrohet, dhe mjetet shkollore nuk bëjnë përjashtim, përkundrazi. Janë gjithmonë e më të shumëllojshme, me personazhe, me shumë ngjyra, me forma argëtuese ose edhe të çuditshme. Tek tuk madje edhe personalizohen sepse në këtë mënyre fëmija shpreh veten, shpreh karakterin e tij, pëlqimet apo perceprimet për botë. Fëmija duhet të ndihet sa më i veçantë e këtë duhet ta manifestojë gjithkund e me çdo gje të mundshme.

Por a është në të vërtetë në ndihmë të fëmijëve gjithë kjo “fushatë”? A po i ndihmon vërtetë fëmijët që përtej shprehjes së karakterit, përjetimit, perceptimit të tyre për botën nëpërmjet mjeteve të tyre kaq të shumëllojshme, gjithashtu edhe të mësojnë, të marrin njohuri, të marrin përgjejgësitë që duhet të marrin, të kuptojnë disiplinën, respektimin e çdo gjëje që i rrethon? ëëëëëëëëëëëëëë.

- Advertisement -rrrrrrr

Nëse do të krahasonim brezat; fëmijët tanë, ne dhe prindërit tanë, çfarë do mund të thonim për ndikimin që kanë patur mjetet dhe aksesorët e përdorur (ose të munguar) në çdo brez? Domethënë, kaq pak të shpërfaqur kemi qënë ne? Po prindërit tanë? Që kanë qënë fare të pamundur të kishin luksin e të paturit mjete apo çanta, veshje, këpucë, aksesorë të tjerë? A ndikoi kjo në realizimin e një qëllimi tjetër shumë të rëndësishëm siç është të kuptuarit, të mësuarit, disiplina, përgjegjësia apo formësismi i karakterit? A ka lënë vërtetë pasoja të mëdha mospasja e vizoreve të bukura e elastike në formimin e brezave që nuk i kanë patur ato? A po i ndihmon dukshëm kjo gjë fëmijët e sotëm?

Ndoshta ka ardhur koha që të shtrohen si fillim marrëdhëniet, bisedat konstruktive mes prindërve e fëmijëve, nëpërmjet të cilave fëmijët të kuptojnë rëndësinë e gjëravë që u ofrohen, marrja e përgjegjësisë personale dhe kujdesi ndaj tyre si diçka që në të vërtetë u vlen atyre për formimin e një karakteri më të fortë e më të disiplinuar, të jenë më të rregullt apo pozitivë ndaj “gjërave” që më pas të jenë edhe ndaj njerëzve.

© Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vdes mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri nga Prizreni

Ka vdekur mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri, nga Prizreni. Ajo edukoi breza të tërë,...

Nga Prishtina në Obiliq për të mësuar

Në Gjimnazin ‘’17 SHKURTI’’ në Obiliq po vijojnë mësimin nxënës edhe të kryeqytetit. Kjo...

“1.70 me 2.40 cm” – Nxënësi nga Skenderaj punon flamurin me 4000 mijë copëza letre

I riu nga Skenderaj, Fatjon Gashi, e ka punuar flamurin e Shqipërisë me 4000...

Sot ora e parë e mësimit në Prishtinë i dedikohet “Dhunës me bazë gjinore”

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se në të...