E diel, 24 Nëntor, 2024

Vizatimi dhe loja, fëmijët më shumë i lumturon se shikimi i filmave të vizatuar në ekran

- Advertisement1-

Aktivitetet pasive siç janë shikimi i TV-së apo shfletimi i librave me figura ia zvogëlojnë fëmijës lumturinë dhe duhet kufizuar, ndërkaq kohën e lirë ta plotësojnë me lojë aktive, pretendojnë shkencëtarët nga Universiteti i Oxford-it

Ata kanë zbuluar që fëmijët të cilët shumë kohë kalojnë duke shikuar TV, duke shfletuar libra me figura apo argëtohen në mënyrë të ngjashme pasive, janë më pak të lumtur se ata të cilëve përditshmëria u është e plotësuar me lojë në të cilën krijojnë apo kompozojnë diçka.

- Advertisement -

Veç kësaj, loja aktive i ndihmon fëmijës të rritë shkathtësitë motorike, ndërsa leximi, tregimi i ngjarjeve dhe këndimi avancojnë shkathtësitë e të folurit.

Shikimi i tepërt i TV-së ka ndikim negativ në lumturinë e fëmijës, kanë raportuar shkencëtarët.

– Sa më shumë kohë që kalojnë para ekrani, aq më pak i përkushtohen lojës dhe gjërave aktive të cilat rezultojnë me lumturinë dhe zhvillimin e shkathtësive – ka konstatuar udhëheqësja e studimit, dr. Laurence Roope.

Aktiviteti ideal për zhvillim dhe lumturi të fëmijës, për shembull, është vizatimi, kompozimi i mozaikut, këndimi, madje edhe loja kukafshehtas.

Ajo shpjegon se si fëmijët mund t’i duan filmat vizatimorë, mirëpo çdo lojë me prindërit do t’i bëjë të lumtur shumë më tepër kur është fjala për zhvillimin e tyre se të gjithë filmat edukativë vizatimorë, shkruan Daily Mail.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...