E diel, 19 Janar, 2025

Vitin e ardhshëm shkollor do të rritet numri i punonjësve psiko-socialë dhe mësuesve ndihmës

- Advertisement1-

Vitin e ardhshëm shkollor 2022–2023 ekipeve të shkollave do t’u shtohen edhe 235 punonjës të rinj psiko-socialë dhe 250 mësues ndihmës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një videoje në rrjete sociale.

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një videoje në rrjete sociale ka ndarë lajmin e mirë që vitin e ardhshëm shkollor 2022–2023 do tu shtohen ekipeve të shkollave edhe 235 punonjës të rinj psiko-socialë dhe 250 mësues ndihmës.

Sipas ministres, këto vendime jo vetëm që do të shërbejnë më tej për rritjen e cilësisë në sistemin arsimor, por do të garantojnë edhe më shumë gjithëpërfshirje, mbrojtje dhe siguri për nxënësit në mjediset arsimore.

Mesazhi i plotë i Ministres Evis Kushi:

“Përshëndetje të gjithëve!

Dëshiroj të ndaj me ju dy vendime të rëndësishme që kemi marrë së fundmi në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për vitin e ardhshëm shkollor 2022-2023.

Janë 2 vendime që rrisin më tej cilësinë e arsimit, gjithëpërfshirjen dhe garantojnë më shumë mbrojtje dhe siguri për nxënësit në mjediset tona arsimore.

- Advertisement -rrrrrrr

Vendimi i parë ka të bëjë me rritjen e mëtejshme të numrit të punonjësve psiko-socialë. Vitin e kaluar ne e dyfishuam këtë numër dhe sot kemi 634 punonjës psiko-socialë në shkollat e gjithë Shqipërisë.

Por nisur nga rëndësia dhe nevojat që kanë nxënësit dhe mësuesit tanë për këtë shërbim, sot kemi vendosur ta rrisim edhe më tej numrin e tyre me 235 punonjës të rinj.

Në këtë mënyrë, ne do të kemi më shumë punonjës të dedikuar për këtë shërbim në shkollat tona, duke rritur cilësinë dhe duke u përafruar më shumë me standardet bashkëkohore për numrin e nxënësve që duhet të mbulojë me shërbim një punonjës psiko-social.

Ndërkohë, nëpërmjet këtij vendimi ne rrisim cilësinë e shërbimit jo vetëm në shkollat e qyteteve, por edhe në shkollat më të largëta, ku deri me sot ka qenë më e vështirë vendosja e një punonjësi psiko-social për çdo shkollë.

Vendimi i dytë ka të bëjë me rritjen e numrit të mësuesve ndihmës me 250 mësues në të gjithë Shqipërinë, çka nënkupton që vitin e ardhshëm do te kemi mbi 1700 mësues ndihmës, duke iu afruar kështu më shumë standardeve të BE-së, me 1 mësues për 2 nxënës me aftësi ndryshe.

Dua të ftoj të gjithë mësuesit, prindërit dhe drejtuesit e shkollave që të bashkëpunojnë sa më ngushtë me njëri tjetrin dhe zyrat arsimore, në mënyrë që fëmijët me aftësi ndryshe të marrin të gjithë vëmendjen e duhur që në fazë të hershme, dhe të përfitojnë një shërbim sa më cilësor nga mësuesit ndihmës.

Ndërkohë ne do të vijojmë të punojmë intensivisht për trajnimet e vazhdueshme dhe rritjen e kapaciteteve profesionale, jo vetëm të punonjësve të rinj, por edhe atyre tashmë me përvojë në sistem, sepse fëmijët tanë meritojnë më të mirën.”

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...