Viti shkollor përfundon të premten, por kjo shkollë do të mbajë mësim edhe për dy ditë të tjera



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla “Yll Morina”, në Gjakovë ka njoftuar se dy ditët mësimore të humbura në gjysmëvjetorin e dytë, për shkak të vërshimeve të shkaktuara nga moti i ligë, do të kompensohen duke u vazhduar viti shkollor edhe për dy ditë.

- paragrafi 1 -

Shkolla njofton se të hënën e ardhshme punohet me orarin mësimor të ditës së enjte, ndërsa të martën me orarin, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës:

Njoftim
Të nderuar prindër, nxënës dhe mësimdhënës,
Ju njoftojmë se dy ditët mësimore të humbura në gjysmëvjetorin e dytë, për shkak të vërshimeve të shkaktuara nga moti i ligë, do të kompensohen duke u vazhduar viti shkollor edhe për dy ditë.
Sipas vendimit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjakovë, bazuar në udhëzimet/njoftimin e MASHTI-t për kalendarin e vitit shkollor 2025/2026, mësimi do të mbahet më datë 22.06.2026 dhe 23.06.2026, për të kompensuar ditët/orët e humbura.
Të hënën punohet me orarin mësimor të ditës së enjte, ndërsa të martën me orarin mësimor të ditës së premte.
Shqip | English