E premte, 20 Shtator, 2024

Viti shkollor do të fillojë por me mungesë të librave – fajtore: MASHT

- Advertisement1-

Viti i ri shkollor 2023-2024 pritët të fillojë nga 1 shtatori, por do të ketë vonesa tjera. Librat, përkatësisht tekstet shkollore nuk janë ende gati. Kjo po ndodhë 10 ditë para se mësim i rregulltë të rifillojë. Fajtore për këtë është vetëm MASHT, tha kryetari i SBASHK-ut derisa konfirmoi se tekstet shkollor nuk janë shpërndarë ende. Ndërkohë, ministrja Arbërie Nagavci kishte premtuar se librat do të shpërndaheshin edhe më herët.

Ministrja e Arsimit kishte premtuar se librat, shpërndarja e teksteve do të bëhej edhe më herët se muajin shtator. Si datë, përmendte fundin e muajit korrik.

- Advertisement -

“Tekstet shkollore nuk do të dërgohen më në shkollat tona në fillim të shtatorit gjatë procesit mësimor, por, shumë më herët në kohë, në fund të muajit korrik”, pati deklaruar Nagavci vitin e kaluar.

Por 10 ditë para fillimit të vitit shkollor tekstet shkollore nuk po duken në horizont. Tash e 1 javë, nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, kanë kërkuar që procesi i shpërndarjes së librave të fillojë sa më parë.

Ata kanë theksuar se nga kjo vonesë “nxënësit do ta pësojnë”.

Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje që afro 1 javë nga MASHT, mbi këtë çështje, por që nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashraj i tha Insajderit se e vetmja fajtore për mungesën përkatësisht vonesave e librave është Ministrja e Arsimit.

Ai ka përmendur disa arsyetime që ministrja Nagavci i ka dhënë për mos shpërndarje me kohë të teksteve shkollore.

- Advertisement -rrrrrrr

“Nga deklaratat e saj (Nagavcit) kemi pa që ka thënë se ka pasur defekte në tekste është krejtësisht brenda MASHT-it edhe njëherë po e them që fajtori pse nuk kemi tekste shkollore nëpër shkolla edhe përkundër premtimeve është MASHT-i, sepse është detyrë e tyre me zgjedh autorët, recensentët edhe shtëpitë botuese dhe askush tjetër nuk është fajtore”, ka deklaruar ai për Insajderin.

Në mungesë të ofrimit të mjeteve bashkëkohore, SBASHK ka vetëm një kërkesë ndaj ministres Nagavci.

“Nga informatat që i kemi nga shkollat, koleget tanë flasin se tekstet nuk janë shpërnda dhe ne më shumë kemi reaguar edhe për tekstet por edhe për vendimin e MASHT-it sepse nuk mendojmë që është zgjidhje e mirë vendimi i MASHT-it që tekste të reja të ketë për nxënësit nga klasa 1 deri në 5, ndërsa të tjerët të shërbehen me tekste të vitit të kaluar nga klasa 6-9“.

“Nga përvoja që kemi si mësimdhënës e dimë se ato tekste kur përdoren dëmtohen, fletoret e punës plotësohen dhe pastaj nxënësit që punojnë me to do të kenë shumë vështirësi dhe do të jenë të zhgënjyer, dhe kemi reaguar publikisht duke thënë se nëse Qeveria ende ska mjete për projektor laptop e mjete tjera bashkëkohore së bashku ishte dashtë që tekstet shkollore nga klasa 1-9 të jenë të reja dhe mos të vonohen sepse do të krijojnë telashe për fillimin e vitit të ri shkollor”, ka thënë Jasharaj derisa shtoi se “Mungesa e librave do t’iu krijojë kolegëve të mijë mësimdhënës telashe për realizimin e planprogramit.

Kreu i SBASHK-ut ritheksojë neglizhencën që po ua bën sipas tij vazhdimisht e para e Arsimit në Kosovë.

“E kemi lutë znj.Nagavci të takohet 1 orë me ne. Kabineti i saj është përgjigjur duke thënë se ka angazhime. As për rifillimin e vitit shkollor nuk kemi pasur një ftesë e as kërkesë nga ministrja dhe po them që e keqja më e madhe është se pse ikja nga takimet edhe përkundër vullnetit tonë sepse ne përfaqësojmë zërin e mësimdhënësve“, ka potencuar ai.

Sipas Jasharajt, në një takim të përbashkët MASHT-it, SBASHK-u, Asociacioni i Komunave, Kolegjumi i DKA-ve dhe Këshilli i Prindërve do të mund të diskutohej bashkërisht dhe të merrnin obligime secila palë brenda mundësive që të kontribuojë që viti i ri shkollor, të fillojë mbarë, por këtë tha ai nuk po e merr parasysh ministrja.

Ndërkaq, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot do të mbajë konferencë për media në orën 13:00.

“Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mbanë konferencë për media. Konferenca mbahet sot (21 gusht 2023), ora 13:00, kati I, MAShTI.

Nagavci sot mban konferencë për media

”Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja, mirëpo ditëve të fundit ka pasur kritika ndaj Nagavcit për mosshpërndarjen e teksteve mësimore.

/Insajderi

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....