Viti i ri shkollor nis pasnesër, shumica e nxënësve pa libra

- Advertisement -

Ndërsa pasnesër nis viti i ri shkollor në Kosovë, mijëra nxënës do të ulen nëpër bankat shkollore pa pasur librat e nevojshëm për të ndjekur mësimin, pasi nuk janë subevncionuar të gjithë prindërit.

- paragrafi 1 -

Deri më tani, Ministria e Arsimit ka realizuar vetëm një pagesë që përfshin mbi 120 mijë prindër, ndërkohë që një numër i konsiderueshëm i tyre ende nuk kanë marrë 80 eurot për të blerë librat e fëmijëve të tyre.

- Advertisement -

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka tërhequr vërejtjen se do të ketë vonim në subvencionim të librave dhe nxënësit nuk do t’i kenë librat, çka do të sjellë vështirësi në realizimin e planprogrameve në mungesë të materialeve bazë për nxënësit.

Disa prindër për AlbanianEducation.net kanë shprehur shqetësimin se ende nuk po arrijnë të aplikojnë.

Ata kanë thënë se kanë kontaktuar numrin që është vendosur nga MASHT për t’i kontaktuar, por askush nuk po përgjigjet. /AlbanianEducation.net/.

- Advertisement -