E hënë, 20 Janar, 2025

Viti i ri shkollor, ministrja e Arsimit e prerë: Kush nuk vaksinohet nuk shkon në shkollë

- Advertisement1-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë në Qendrën Shëndetësore nr.4 në kryeqytet nga ku ka apeluar sërish mësuesit dhe studentët që të vaksinohen sa më parë.


Manastirliu bëri me dije se duke filluar që nga dita e hënë , do të hyjë në fuqi vendimi që të gjithë mësuesit duhet të paraqesin certefikatën e vaksinimit ose testin e përjavshëm, ndërsa studentët të cilët nuk janë vaksinuar do të duhet të zhvillojnë mësimin online.

- Advertisement -

“Apel për mësuesit, pedagogët dhe studentët të vaksinohen sa më parë, duke bërë me dije se nga dita e hënë, do të hyjë në fuqi udhëzimi për detyrimin e paraqitjes së çertifikatës së vaksinimit ose testit të përjavshëm, ndërsa universitetet do të organizojnë mësimin online për studentët që nuk janë vaksinuar”, tha Manastirliu.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,683,644 vaksina dhe 754,020 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat.

Krahas pikave të përqëndruara dhe qendrave shëndetësore vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,045,310 vaksina antiCOVID.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...