Viti i ri shkollor: Kaq ditë dhe javë të mësimit dhe punës janë të parapara për klasat 1 deri 8 dhe 9 deri 12-të

- Advertisement -

Edhe më pak se një muaj kanë mbetur kur nxënësit do t’i rikthehen bankave shkollore dhe do të nis viti i ri shkollor.

- paragrafi 1 -

Për dallim nga viti i kaluar, sivjet viti i ri shkollor pritet të fillojë më 1 shtator, gjihmonë nëse papritur nuk nis ndonjë grevë në arsim.

- Advertisement -

Gjysmëvjetori i parë fillon më 1 shtator 2023 dhe mbaron më 12 janar të vitit 2024, shkruan AlbanianEducation.net.

Por sa ditë dhe javë janë të obliguara të mësimit dhe punës për nxënësit:

Për nxënësit e shkollës së mesme të lartë – maturantët janë të obliguara 160 ditë mësimi apo 32 javë.

- Advertisement -

Për nxënësit e klasave 9, 10, 11 janë të obliguara 175 ditë mësimi apo 35 javë

Për nxënësit e klasave 1 deri 8 dhe fëmijët parafillor janë të obliguara 185 ditë mësimi apo 37 javë.