E hënë, 25 Nëntor, 2024

Viti i Ri gjatë fëmijërisë: Gjëra që s’do të na kthehen më kurrë

- Advertisement1-

17 ditë na ndajnë 31 dhjetori i 2020-ës dhe kjo do të thotë vetëm një gjë: shpresë për ditë më të mira dhe shumë, shumë nostalgji për Vitin e Ri 2000.

Ishte viti kur bota hyri në një shekull të ri, që do të sillte me vete një zhvillim të paparë teknologjie në të gjitha drejtimet, por kujt ja merrte mendja që dy dekada më vonë bota do ta festonte në mes të një pandemie globale?

- Advertisement -

Gjithsesi, e rëndësishme është që vazhdojmë ende të dëgjojmë “All I Want for Christmas is You”, dhe shohin “Home Alone” por tashmë në Youtube,Spotify ose Netflix. Dhe meqënëse vetë jemi rritur në epokën e magnetofonit, në këtë periudhë të vitit ka ca gjëra që na rikthehen çdo herë, veçse vetëm në mendje.

Vizitat e datës 1 janar

Sa e largët dhe e pamundur na duket ajo kohë sot? Mëngjesi i datës 1 na gjente të veshur e të zbukuruar, gati për të shkuar tek nëna, tezja, halla, etj,etj. Praktikisht gjatë një dite mund të hanim 4 copa bakllavaje gjatë ditës dhe ndalonim vetëm kur dëgjonim mamin që thoshte: “Jo jo, mos i jep se nuk i ka qejf të ëmblat”.

Maratona e këngëve më të bukura të vitit në TV

Ju kujtohet se dikur në fundvit, televizionet transmetonin hit parade-n e këngëve më të bukura? “MTV” vazhdon ta bëjë, por televizionet shqiptare e braktisën këtë formulë që kur panë se njerëzit mund të krijonin një hit parade personale në Youtube.

Një pjesë të mirë të atmosferës festive e krijonte muzika me të cilën zgjoheshe në mëngjesin e 31 dhjetorit, kur televizori buçiste ndërsa gjyshja ishte zgjuar që në 5 për të bërë gati gatimet e darkës së ndërrimit të viteve.

Dy kuti filmash për aparatin

Aparatet me film janë diçka e shkuar e harruar dhe me thënë të drejtën, s’ka asgjë më letësuese se fakti që mund të bësh sa foto të duash, mund t’i rishikosh dhe të fshish ato që të pëlqejnë, dhe të mos të të duhet të presësh sa të lahen.

Megjithatë, duhet pranuar se rruga për tek fotostudio për t’i marrë më në fund, ishte një super emocion.

Dhe pozat, ah pozat!

Dhe fakti që dikush flijohej për të bërë foton dhe nuk ishte asnjëherë në fotot familjare të fundvitit. Zakonisht babi, sepse një djallush i vogël i kishte mbushur mendjen që s’di të pozojë, kështu që më mirë të merret me shkrepjen.

Koncerti i fundvitit

- Advertisement -rrrrrrr

Një event i mirëorganizuar me skaletë, skenar dhe numra koreografikë. Fëmijët e atëhershëm kanë qenë producentë të lindur, tjetër punë se rrethanat na çuan në call center.

Më shumë afrimitet dhe më shumë frymë familjeje: i mbani mend kushërijtë tuaj artistë, secili me një talent të veçantë?

Dhe meqë ra fjala: cili prej jush ishte Shakira?

E ngrëna sa për gjithë vitin

Kur mendoj lumturinë, mendoj një tavolinë të madhe të shtruar mbarë me ushqime plot vaj, djathë, kripë, sheqer. Epo, diçka e tillë ishte darka e fundvitit atëherë kur s’e dinim ç’janë kaloritë. E mbani mend kur zgjoheshim në mëngjes dhe mami na porosiste të mos hanim shumë gjatë ditës meqë kishim darkën e madhe më vonë?

Tani që jemi rritur e kulturuar dhe e dimë ç’janë karbohidratet dhe proteinat, kërkojmë falje 100 herë përpara se ta gllabërojmë copën e bakllavasë. Java e parë pas vitit të ri është një vetëndëshkim që ne na pëlqen ta quajmë “detoks”.

Mrekullia e dhuratave

Atëherë kur nuk e kuptonim se lumturia nuk është të marrësh, por të japësh, gëzimi i hapjes së një dhurate ishte kaq i brendshëm , i sinqertë, kaq shpirtëror.

Sot që e dimë se të japësh është më bukur se të marrësh, u dhurojmë vetëm atyre që e kemi të domosdoshme, fjala vjen shefit apo mikut që të ka bërë ndonjë nder, e kështu me radhë.

Ndoshta duhet të na kishin mësuar të marrim, që tani të donim vërtet të japim.

Lumturia e pamatë kur dëgjoheshin fishekzjarret e parë

Ky ishte momenti që kishe pritur gjithë vitit. Kë e zinte gjumi, i lutej të gjithëve ta zgjonin pak përpara 12-ës për të dalë në dritare e për të shprehur një dëshirë. A thua shashka e madhe që blinte çdo vit Çimi, bosi i lagjes, kishte fuqi të mbinatyrshme.

Kurse tani, një Zot e di sa shumë do të donim ndonjëherë të mund të kishte një buton “mute” për ato fishekzjarre, që të mund të flemë rehat.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...