Viti i ri Akademik nis me 2 tetor! Nxënësve iu shkurtohen shanset për të pritur degën e preferuar

- Advertisement -

Këtë vit të ri Akademik, nxënësit nuk do të kenë 3 shanse për të pritur për degën e preferuar që më pas të bëjnë regjistrimin, por vetëm 2. Kjo praktikë do të hyjë në zbatim këtë vit të ri akademik që nisë me 2 tetor. Gjithashtu do të kërkohen më pak dokumente se vitet e kaluara për t’u regjistruar.

- paragrafi 1 -

Ministria e Arsimit sqaron se ky vendim do të shkurtojë kohëzgjatjen e procedurave për aplikim dhe regjistrim në universitete.

- Advertisement -

“Ulja e numrit të raundeve të regjistrimit nga 3 në 2 shkurton kohëzgjatjen e procedurave për aplikim dhe regjistrim në universitete. Viti i ardhshëm akademik do të fillojë më 2 tetor 2023 dhe shkurtimi i një raundi është në funksion të fillimit të procesit të mësimdhënies. Pas raundit të dytë, në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, kandidatët që kanë aplikuar në U-Albania mund të vijojnë të regjistrohen drejtpërdrejtë në IAL deri në plotësimin e gjitha kuotave”, njofton Ministria e Arsimit.

Ndërkohë, ndryshime ka edhe për kandidatët me diplomë të huaj të shkollës së mesme, pavarësisht nëse janë shqiptarë apo të huaj.