Viti i ri akademik 2024-2025, si do të bëhet procesi i kualifikimit të mësuesve?

- Advertisement -

Punonjësit e arsimit universitar që plotësojnë kriterin e vjetërisë në punë nga 3 deri në 20 vite si mësues, do t’i nënshtrohen procesit të kualifikimit për vitin akademik 2024-2025.

- paragrafi 1 -

kryhet nëpërmjet dosjes së zhvillimit profesional të mësuesve, vlerësimit që realizohet nëpërmjet orës mësimore të hapur dhe vlerësimit me test të informatizuar, sipas lëndëve/profileve dhe niveleve përkatëse.

- Advertisement -

Vlerësimi për kandidatët e kategorisë “Mësues i kualifikuar” është 30 pikë të dosjes, 30 pikë të orës së hapur mësimore dhe 40 pikë të testit të informatizuar.

Procesi i kualifikimit të punonjësve arsimorë në sistemin arsimor parauniversitar për kandidatët e kategorisë “Mësues specialist” kryhet nëpërmjet dosjes së zhvillimit profesional të mësuesve, vlerësimit që realizohet nëpërmjet orës mësimore të hapur dhe vlerësimit që realizohet nëpërmjet projektit kurrikular në lëndën/profilin dhe nivelin përkatës.

Vlerësimi për kandidatët e kategorisë “Mësues specialist” është 30 pikë të dosjes, 30 pikë të orës së hapur mësimore dhe 40 pikë të projektit kurrikular.

- Advertisement -

Kualifikimi për kandidatët “Mësues mjeshtër” kryhet nëpërmjet dosjes së zhvillimit profesional të mësuesve dhe vlerësimit që realizohet nëpërmjet projektit kurrikular në lëndën/profilin dhe nivelin përkatës

Vlerësimi për kandidatët e kategorisë “Mësues mjeshtër” është 30 pikë të dosjes dhe 70 pikë të projektit kurrikular.

Kandidati, që është vlerësuar “Dobët” në procesin e kualifikimit për çdo kategori, hyn në procesin e sesionit pasardhës. Ndërsa kandidati që fiton kategorinë e kualifikimit, pajiset nga ASCAP-i me certifikatë në të cilën tregohet kategoria, lënda/profili, cikli, si edhe vlerësimi me shkronjë i shoqëruar me përshkrim.

Vlerësimet e kualifikimit iu sigurojnë arsimtarëve shtesë page nga 5% për kategorinë e mësuesit specialist deri në 20% për mësues mjeshtër, që është edhe shkalla më e lartë./ Monitor