Me mbështetjen e vazhdueshme të Institutit Kosovar për Logopedi dhe Komunës së Prishtinës, kabineti logopedik në shkollën “Emin Duraku” ka hyrë në vitin e pestë të funksionimit të tij, duke ofruar shërbime falas logopedike për fëmijët e shkollës dhe më gjerë, shkruan AlbanianEducation.net.
Ky kabinet, i cili mbetet i vetmi funksional me kushte moderne në kryeqytet, është kthyer në një qendër të rëndësishme të ndihmës profesionale për fëmijët që kanë nevojë për mbështetje në zhvillimin e të folurit dhe gjuhës.
Njoftimi i shkollës:
Viti i pestë i shërbimeve logopedike në shkollën tonë, me mbështetjen e Institutit Kosovar për Logopedi!
Kabineti logopedik vazhdon punën pa ndërprerje!
Me shumë gëzim njoftojmë se kabineti logopedik i SHFMU “Emin Duraku”, i vetmi funksional me kushte moderne në Prishtinë, po hyn në vitin e pestë të ofrimit të shërbimeve logopedike për fëmijët e Prishtinës.
👉 Kabineti është i hapur çdo ditë pune, dhe prindërit e nxënësve tanë mund të drejtohen për të përfituar shërbime profesionale për fëmijët e tyre falas!
Ky sukses është i lidhur ngushtë me insistimin dhe angazhimin e pandalshëm të drejtorit të shkollës, si dhe me mbështetjen e jashtëzakonshme të Komunës së Prishtinës, përkatësisht
Drejtorisë së Mirëqenies Sociale, që vazhdimisht dëshmon kujdes për mirëqenien e fëmijëve.
🤝 Së bashku po kontribuojmë në përmirësimin e shërbimeve logopedike dhe po ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për gjeneratat që vijnë.
Vazhdojmë me punë të mira në të mirë të fëmijëve tanë!