Viti 1973, studentët nga Kosova dhe përshtypjet e tyre nga Korça

- Advertisement -

Koleksionisti nga Korça, Mirgen Shamblli, ka hasur në përshtypjet e një grupi të studentëve nga Kosova, në një libër kujtimesh, pas vizitës që ata ia kishin bërë një muzeu të Korçës.

- paragrafi 1 -

Vizita është bërë më 11 qershor 1973. Sipas Shambllit, lë përshtypje fakti se secili student ka nënshkruar me lapsin e vet kimik (stilolaps). Për të ky lloj lapsi nuk ishte gjë e rëndomtë për të gjithë studentët – e asaj kohe – të Shqipërisë. “Ishte si luks, për shumicën”, thotë ai.

- Advertisement -

“Historia, treguesja më e mirë e fateve të popujve, ka ngjyrën e kuqe, marrë nga gjaku i derdhur. Mbi këtë gjak lind liria, lulja më e kuqe. Populli ynë rrugën e historisë e shtroi me gjak dhe të tillë na e ka lënë, që të mësojmë nga ajo”, është porosia e lënë në libër kujtimesh, të nënshkruar ndër të tjera nga Emin Kabashi, Ukë Bashota, Ahmet Qeriqi, Sadete Emërllahu etj.

Vlen të ceket se shkëmbimet kulturore mes Shqipërisë e Kosovës, me vizita të ndërsjella të studentëve, pedagogëve e krijuesve, ndërpriten pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë.